Informacion për Cookies

Cookies
Faqet e internetit të SKF-së përmbajnë cookies. Cookie është një element të dhënash që faqja e internetit mund ta dërgojë te shfletuesi juaj, i cili më pas mund ta ruajë në sistem. SKF-ja përdor cookies për ta koordinuar informacionin në faqet tona sa më pranë preferencave tuaja si vizitorë (si p.sh. zgjedhjet e shtetit dhe të gjuhës). Për më tepër, cookies ndihmojnë në detajimin e informacionit që do t'ju ofrojë faqja kur ta vizitoni sërish. Elemente të tilla si emri i përdoruesit, nëse jeni regjistruar në faqe, mund të ruhen nëpërmjet një cookie.

Cookies të SKF-së
Në faqen e SKF-së, përdoren cookies të përkohshme dhe të përhershme. Cookies të përkohshme u referohemi vetem atyre që mbahen në memorie gjatë jetëgjatësisë së sesionit të përdoruesit në faqe. Këto cookies nuk qëndrojnë gjithmonë në sistemin e përdoruesit.

Cookies të përhershme i mundësojnë faqes tonë që të kuptojë kur ktheheni te faqja, në mënyrë që të njihen cilësimet që keni bërë gjatë vizitave të kaluara, që të mos i ricilësoni në çdo vizitë. Cookies të përhershme ruhen në sistemin e klientit (në njësi ose diku tjetër), jetëgjatësia e këtyre cookies mund të variojë nga disa sekonda në disa vite. Shembujt e vendeve ku përdoren cookies të përhershme të faqeve të SKF-së vlejnë për të mbajtur mend zgjedhjet e shtetit/gjuhës, duke ndihmuar në mbledhjen e statistikave dhe për të mbajtur mend nëse përdoruesi i është përgjigjur ndonjë anketimi në linjë.

Opsionet
Nëse nuk dëshironi t'i pranoni cookies nga faqja e internetit të SKF-së mund të veproni si më poshtë: të largoheni nga faqja ose të konfiguroni shfletuesin që t'ju njoftojë kur të merrni cookie (duke ju dhënë mundësinë të vendosni nëse do e pranoni ose jo) ose të bllokoni të gjitha ose disa kategori cookies. Shfletuesi mund të fshijë gjithashtu cookies të ruajtura më parë. Ju lutemi të shihni ndihmën e shfletuesit për informacione rreth mbajtjes së cookies. Edhe nese e keni çaktivizuar cilësimin që lejon përdorimin e cookies në shfletues, mund t'i vizitoni pjesën më të madhe të seksioneve që disponohen në faqet e internetit të SKF-së.

SKF logo