Politika e Privatësisë

Përpara përdorimit të kësaj faqeje interneti, ju lutemi lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë.

SKF-ja e merr shumë seriozisht privatësinë e përdoruesve të faqes dhe sigurinë e informacionit personal. Nëse informacioni juaj personal përpunohet nga SKF-ja, ajo ka si qëllim që t'ju bëjë të ndiheni gjithmonë të sigurt se privatësia juaj respektohet dhe se informacionit tuaj personal i kushtohet përkujdesja e duhur.

Qëllimi i kësaj deklarate është përcaktimi i parimeve që drejtojnë përdorimin nga SKF-ja të informacionit personal që merr SKF-ja nga ju. Duke hyrë në faqen e internetit, ju bini dakord për kushtet e mëposhtme. Nëse nuk bini dakord me to, ju nuk mund ta përdorni faqen e internetit.

SKF-ja do të pajtohet me ligjet kombëtare për mbrojtjen e të dhënave që drejtojnë mbledhjen dhe përdorimin e informacionit personal, si p.sh. Ligjin Suedez të Mbrojtjes së të Dhënave (Sw. Personuppgiftslagen 1998:204) dhe do të zbatohen për veprimtaritë e SKF-së. Sipas Ligjit Suedez të Mbrojtjes së të Dhënave ju keni të drejtë të hyni dhe ta modifikoni informacionin tuaj personal. Këto të drejta do të zbatohen në maksimum nga SKF-ja në mënyrë që ajo të përmbushë detyrimet ligjore.

SKF-ja mbledh informacione personale, të tilla si emri, mbiemri, adresa e emailit dhe shteti i banimit dhe informacione të tjera që paraqiten vullnetarisht nga përdoruesit e faqes së internetit. Informacioni personal që paraqitni do të përpunohet për qëllimin e ofrimit të informacionit dhe shërbimeve që kërkoni, si dhe për qëllime marketingu, shitjes dhe zhvillimi të produktit. SKF-ja mund t'ua japë informacionin personal palëve të treta që gjenden brenda ose jashtë Bashkimit Evropian, si për shëmbull nje distributori të produkteve tona, në mënyrë që të përpunojë porositë tuaja dhe t'ju plotësojë kërkesat.

SKF-ja nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për praktikat e privatësisë ose përmbajtjet e faqeve të jashtme të internetit që kanë lidhje në faqen e saj.

SKF-ja mund t'i rishikojë në çdo kohë kushtet e Politikës së Privatësisë duke i përditësuar ato.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përpunimin e informacionit tuaj personal nga SKF-ja, jeni të mirëpritur të na kontaktoni.

Selia qendrore e SKF Group
SE-415 15 Göteborg
Suedi
Telefon: +46 31 337 10 00
Faks: +46 31 337 17 22

E-mail: skfweb@skf.com
SKF logo