Termat dhe kushtet

Me anë të hyrjes dhe përdorimit të kësaj Faqeje Interneti të SKF Group, pra AB SKF dhe / ose ndonjë prej filialeve të tij ("SKF"), ju pranoni termat dhe kushtet e mëposhtme:

Mosmbajtja e përgjegjësisë për garancinë dhe kufizimi i përgjegjësisë
Ndonëse janë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar saktësinë e informacionit në këtë Faqe Interneti, SKF-ja e ofron këtë informacion "PA NDRYSHIME" dhe NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR ASNJË GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE PËRSHTATJES PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. Ju pranoni se përdorimi i kësaj Faqeje Interneti nga ju kryhet me përgjegjësinë tuaj të plotë, se ju mbani përgjegjësi të plotë për të gjitha kostot e lidhura me përdorimin e kësaj Faqeje Interneti dhe se SKF nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëmtim direkt, aksidental, rrjedhimor ose indirekt të çdo lloji që vjen si pasojë e hyrjes ose përdorimit të informacionit ose softuerit që disponohet në këtë Faqe Interneti.

Çdo garanci dhe përfaqësim në këtë Faqe Interneti për produktet SKF ose shërbimet që blini ose përdorni do t'i nënshtrohen termave dhe kushteve të pranuara në kontratë për këtë produkt ose shërbim.

Për më tepër, për Faqet e Internetit që nuk janë të SKF-së, të cilat referohen në Faqen tonë të Internetit ose ku shfaqet ndonjë hiperlink, SKF-ja nuk jep garanci në lidhje me saktësinë ose besueshmërinë e informacionit në këtë Faqe Interneti dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për materialet e krijuara ose të publikuara nga palët e treta që përfshihen aty. Përveç kësaj, SKF-ja nuk garanton që kjo Faqe Interneti ose Faqe të tjera të lidhura të Internetit nuk kanë viruse ose elemente të tjera të dëmshme.

E drejta e autorit
E drejta e autorit në këtë Faqe Interneti dhe e drejta e autorit e informacionit dhe softuerit që disponohet në këtë Faqe Interneti janë të SKF-së ose të licencuesve të saj. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. I gjithë materiali i licencuar do i referohet licencuesit që i ka dhënë SKF-së të drejtën për ta përdorur materialin. Informacioni dhe softueri i disponueshëm në këtë Faqe Interneti nuk mund të riprodhohet, të dublikohet, të kopjohet, të transferohet, të shpërndahet, të ruhet, të modifikohet, të shkarkohet ose të shfrytëzohet në ndonjë mënyrë për përdorim komercial pa miratimin paraprak me shkrim të SKF-së. Megjithatë, ai mund të riprodhohet, të ruhet dhe të shkarkohet për t'u përdorur nga individë pa miratimin paraprak me shkrim të SKF-së. Ky informacion ose softuer nuk duhet t'u jepet palëve të treta në asnjë rrethanë.

Markat tregtare dhe patentat
Të gjitha markat tregtare, emrat e markave dhe logot e korporatës që afishohen në Faqen e Internetit janë pronë e SKF-së ose licencuesve të saj dhe nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë pa miratimin paraprak me shkrim të SKF-së. Të gjitha markat tregtare të licencuara që publikohen në këtë Faqe Interneti do i referohet licencuesit që i ka dhënë SKF-së të drejtën për ta përdorur markën tregtare. Hyrja në këtë Faqe Interneti nuk i jep përdoruesit asnjë licencë të asnjë patente që zotërohet nga ose që i është licencuar SKF-së.

Ndryshimet
SKF-ja rezervon të drejtën për të kryer në çdo kohë ndryshime ose shtesa te kjo Faqe Interneti.
SKF logo