Industria ajrore

SKF-ja është furnizuesi numër një në botë për një larmi zgjidhjesh aviacioni ku përfshihen kushinetat, permistopat, shufrat, suportet, pajisjet elastomerike të përpikmërisë dhe pajisjet e kontrollit të fluturimit për korpusin, motorët dhe kutinë e shpejtësive të avionëve.

Me praninë në të gjithë botën, Industria ajrore e SKF-së u shërben të gjithë aktorëve të industrisë ajrore dhe i mbështet në zhvillimin e programeve të tyre të reja. Nga kryesorët deri të furnizuesit e tyre, nga prodhuesit e pajisjeve origjinale (OEM) deri te kompanitë e riparimeve të mirëmbajtjes (MRO), SKF-ja furnizon gjithashtu me pjesë cilësore këmbimi, shërbime tërësore riparimi dhe aliazhe çeliku të performancës së lartë për zbatime në fushën e aviacionit.

Mbi 2600 persona në 10 pika industriale mund t'ju ofrojnë zgjidhjet më novatore në bazë të një përvoje prej mbi 100-vjeçare në fushën e aviacionit.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo