Bujqësia

Kërkesat në rritje të bujqësisë bashkëkohore

Madhësia, vendndodhja, lartësia mbi nivelin e detit, klima, struktura e plehut dhe rotacioni i të lashtave e bëjnë çdo fermë të ndryshme nga të tjerat. Por pajisjet e çdo ferme përballojnë pak a shumë të njëjtat probleme sfiduese. Baltë, pluhur dhe mbeturina. Të ftohtë dhe të ngrohtë ekstrem. Shi dhe rrjedhje. Kimikate gërryese. Periudha të gjata mosveprimi, më pas periudha të dendura pune. Kostot në rritje të karburanteve dhe rregulloret e reja mjedisore vetëm i vështirësojnë dhe më tej punët.
Plotësojini me Zgjidhjet bujqësore të SKF-së
Në SKF, i kuptojmë nevojat e fermerëve të sotëm. Kemi ecur së bashku në tokat e lëruara dhe kemi diskutuar për problemet dhe shqetësimet e tyre. Kemi punuar ngushtë me OEM-të për zhvilluar zgjidhje ndaj problemeve reale të përditshme, dhe i kemi testuar në laboratorët tanë dhe në ferma në proces pune.

Rezultati? Zgjidhjet bujqësore të SKF-së – një gamë produktesh dhe shërbimesh të zhvilluara për të ndihmuar OEM-të dhe fermerët të përmbushin kërkesat e një industria në ndryshim. Cilido qoftë produkti, nga autokombajna të ndërlikuara në aksesorë të specializuar, Zgjidhjet bujqësore të SKF-së ofrojnë avantazhe të shumta.
Përfitimet për OEM-të
  • Zgjidhje të integruara, të instaluara paraprakisht
  • Projektime më të qëndrueshme
  • Kohë e reduktuar daljeje në treg
  • Montim i thjeshtuar
  • Oferta të diversifikuara produktesh
  • Kosto të reduktuara garancie
Përfitimet për përdoruesit fundorë
  • Kosto më të ulëta për hektar
  • Më pak nevojë për mirëmbajtje
  • Jetë më e gjatë shërbimi e pajisjeve
  • Përdorim i reduktuar karburantesh dhe grasoje
  • Automatizim dhe përpikëri më e lartë
  • Makineri me kapacitet më të lartë pune
  • Siguri dhe komoditet i përmirësuar

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo