Veturat dhe kamionçinat

Kalimi drejt efiçencës më të lartë të energjisë

imazh

Nxitur nga ndërgjegjësimi gjithnjë e në rritje ndaj mjedisit dhe legjislacionet gjithnjë e në rritje ndaj emetimeve, industria e automjeteve po kalon një periudhë të paprecedentë ndryshimesh. Teknologjia kompjuterike po futet në sistemin e kontrollit dhe të monitorimit për shumë sisteme automjetesh. Materiale të reja, si aliazhet e lehta, po kalojnë nga veturat e specialistëve në prodhimin e përgjithshëm dhe teknologjitë e reja po mundësojnë reduktime të mëtejshme të emetimeve.


Për personat e përfshirë në inxhinjerinë e automjeteve, këto sfida dhe shumë të tjera paraqesin vështirësi jo të vogla, por edhe mundësi premtuese. Mbështetur nga më se një shekull ekspertize zbatuese në industrinë e automjeteve, SKF-ja mund t'ju ndihmojë.

Më pak CO2 - ofrohet tani nga SKF-ja

Ne zhvilluam njësitë e para në botë të kushinetave të mocos dhe permistopat e para me modelim të personalizuar për vajin e motorit. Sot, SKF-ja ofron një portofol të plotë produktesh dhe shërbimesh për t'ju ndihmuar të reduktoni emetimet e CO2, nga kushinetat njëshe dhe permistopat deri te kushinetat me sensorë dhe zgjidhjet e plota të sistemeve të transmisionit. Ofrojmë gjithashtu programe kopjuterike që mund të përllogarisë kursimet në CO2 për konceptet ekzistuese dhe të ardhshme të sistemeve të transmisionit.

Cilatdo qofshin sfidat tuaja, SKF-ja mund t'ju ndihmojë të zhvilloni brezin e ardhshëm të zgjidhjeve të peshës së lehtë dhe të fërkimit të ulët për të reduktuar emetimet, rritur efikasitetin e karburantit dhe konkurruar në një treg që ndodhet në ndryshim të përshpejtuar.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo