Kompresorët

Kushte të vështira pune dhe tregu

Pavarësisht modelimit ose zbatimit, kompresorët industrialë kanë përballuar gjithnjë kushte të rënda pune. Sot, tregu dhe kushtet rregullatore po bëhen po njësoj të vështira.

Kërkesa globale në rritje po nxit prodhimin dhe konkurrencën në shkallë globale. Çmimet në rritje të energjisë dhe rregulloret gjithnjë e më të rrepta të qeverive po u japin shtysë zhvillimit të njësive gjithnjë e më efikase energjetike dhe promjedisore. Dhe përdoruesit fundorë anekënd po kërkojnë për produkte të gatshme dhe zgjidhje tërësore mbështetjeje teknike.

SKF-ja mund t'ju ndihmojë

Si furnizuesi kryesor i kushinetave dhe i zgjidhjeve inxhinjerike në industrinë e kompresorëve, SKF-ja ka ndihmuar OEM-të dhe operatorët e ndryshëm t'u përgjigjen këtyre problemeve dhe sfidave të tjera të performancës për dekada me radhë.

Duke punuar nga afër me prodhuesit kryesorë në treg, SKF-ja ka zhvilluar zgjidhje novatore dhe përparime në modelimin e kushinetave. Këto zgjidhje po mundësojnë prodhimin dhe funksionimin e kompresorëve me performancë më të mirë, më të sigurt, me efiçencë më të lartë energjie.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo