Ventilatorët industrialë

Sfidat e qarkullimit

Kushinetat në ventilatorët industrialë punojnë në shpejtësi të larta dhe ngarkesa relativisht të lehta radiale. Ato mund të punojnë gjithashtu dhe në temperatura ekstreme, si të ngrohta ashtu edhe të ftohta, si dhe në pozicione të paarritshme në kushte normale. Shpesh madje, shfrytëzohet qarkullimi i ajrit për të transportuar materialet. Me kalimin e kohës, materialet grumbullohen në helikë duke krijuar humbje të baraspeshimit dhe eventualisht reduktojnë kohën aktive të punës së ventilatorit si dhe jetëgjatësinë e shërbimit.


SKF-ja mund t'ju ndihmojë

Këto sfida të punës përbëjnë kërkesa të larta performance për zgjidhjet e kushinetave të ventilatorëve. SKF-ja mund t'u bëjë ballë. Në bazë të përvojës së gjerë dhe të dorës së parë në terren, SKF-ja ka zhvilluar një gamë zgjidhjes për ventilatorët industrialë dhe sistemet HVAC. Këto zgjidhje ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të kostove dhe ofrojnë punë pa shqetësime.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo