Pompat industriale

Sfidat e sistemeve moderne të pompimit

Si për raste të qarkullimit të ujërave të zonave të banuara, të nxjerrjes së naftës nga fundi i oqeanit, apo dhe injektimi të lëngjeve agresive në impiantet kimike, shoqëria moderne kërkon sisteme pompimi të qëndrueshme dhe efikase.

Për operatorët e sotëm të pompave industriale kjo do të thotë të gjejnë mënyra për të reduktuar koston totale të pronësisë ndërsa dhe pajtohen me legjislacionet gjithnjë e më të rrepta promjedisore. Sfida për prodhuesit e pompave është të rrisin intervalin midis defekteve ndërkohë që optimizojnë konsumin e energjisë përgjatë ciklit të plotë jetësor të pompës, duke qenë se energjia përllogaritet në 45% të kostove totale të pompës.<1/

SKF-ja mund t'ju ndihmojë

Si furnizuesi kryesor në botë i kushinetave dhe i zgjidhjeve inxhinjerike ndaj industrisë së pompave, SKF-ja bashkëpunon ngushtë me prodhuesit kryesorë. Ne ofrojmë gjithçka nga shërbimet novatore inxhinjerike në procesin e projektimit deri te sisteme të monitorimit që ndihmojnë në funksionimin e qëndrueshëm në pika të largëta në të cilat arrihet me vështirësi.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo