Vegla të makinerisë

Kërkesë e lartë për performancë të lartë

Performanca e tornove po luan një rol gjithnjë e më jetik në efikasitetin e prodhimit dhe cilësinë e produkteve. Klientët e tornove të sotme kërkojnë për prodhues që mund të plotësojnë kërkesat e tyre për performancë të lartë. Për të qëndruar konkurrues në një treg global, është thelbësore të ofrojmë makineri që kombinojnë shpejtësinë e lartë me përpikërinë.

Kërkesa është njësoj e lartë dhe për makineri e komponentë më të qëndrueshëm dhe më efiçentë në shfrytëzimin e energjisë. Operatorët tani kërkojnë produkte me pak mirëmbajtje dhe me ndikim të ulët ndaj mjedisit, si dhe kosto akoma më të ulëta operative. Fitimi varet mbi këtë.
SKF-ja mund t'ju ndihmojë

Ne kemi qenë për dekada me radhë një partner i angazhuar dhe furnizues të industrisë së tornove. Madje kemi dhe vetë mijëra torno në punë në ambientet tona prodhuese anembanë botës. Ndaj i kuptojmë sfidat tuaja teknike dhe të biznesit, por i shikojmë dhe mundësitë. Produktet dhe zgjidhjet tona të optimizuara mund t'ju ndihmojnë t'i arrini. 


Duke qenë të informuar nga njohuritë tona të thella mbi kushinetat dhe njësitë, sistemet e lubrifikimit, permistopat, mekatronika dhe shërbimet, SKF-ja mund të ndihmojë prodhuesit e tornove të zhvillojnë produkte që: 

  • Ulin kostot e ciklit jetësor
  • Rrisin shpejtësinë dhe përpikërinë e makinerive
  • Rrisin kohën aktive të punës dhe produktivitetin 
  • Rrisin jetëgjatësinë e shërbimit
  • Rrisin periudhën e garancisë
  • Reduktoni nevojën për mirëmbajtje 
  • Rrisin efiçencën e energjisë 
  • Reduktojnë ndikimin mbi mjedisin

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo