Miniera, përpunimi i mineraleve dhe çimentoja

Kushte të vështira pune dhe tregu

Ngarkesa të rënda. Pluhur dhe papastërti gërryese. Temperatura ekstreme dhe të tjera më tej. Këto kushte e bëjnë të vështirë dhe madje të rrezikshme mirëmbajtjen e makinerive të minierave dhe të fabrikave të çimentos. Lëndimet e punëtorëve dhe ndërprerjet e paparashikuara të punës janë rrezik i vazhdueshëm.

Për më tepër, kostot e larta dhe rregulloret e rrepta po detyrojnë reduktime të konsumit të energjisë, ndonëse kërkesa botërore për xehe metali, çimento dhe qymyr po rritet.
SKF-ja mund t'ju ndihmojë
Gama jonë e përparuar e produkteve dhe e shërbimeve me Menaxhimin e ciklit jetësor të SKF-së - metodën tonë të provuar për reduktimin e kostove totale të pronësisë për makineritë në çdo fazë, nga specifikimi dhe projektimi deri te shfrytëzimi dhe mirëmbajtja. Zgjidhjet e SKF-së mund të ndihmojnë punët në miniera dhe përpunim të metaleve:
  • Rritje të produktivitetit dhe të mundësive të fitimit
  • Përmirësim të sigurisë në punë
  • Reduktim të ndikimit mbi mjedisin
  • Ulje të konsumit të energjisë
  • Reduktim të ndërprerjeve të paparashikuara të punës

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo