Energjia e oqeanit
Të jesh konkurrues është shumë e rëndësishme

Kapërcejini sfidat në energjinë e oqeanit me SKF-në
SKF-ja ka shumë dekada përvojë pune në industritë e erës, detare, hidroelektrike dhe ato ndërkombëtare të naftës dhe të gazit në të gjithë botën. SKF-ja tani përdor njohuritë teknologjike dhe aftësitë novatore që janë fituar nga këto industri sinergjike për t'u përballur me sfidat në energjinë e oqeanit.
Me bazë në Skoci, ekipi ynë i energjisë në oqean bashkëpunon me zhvilluesit e pajisjeve prototip dhe furnizuesit e nënkomponentëve, duke i ndihmuar ata të projektojnë me qëndrueshmëri që në fazat e para. Përpjekjet tona ndihmojnë për t'u garantuar atyre arritjen e objektivave të ardhshme të disponueshmërisë dhe të prodhimit.
Ne ndihmojmë gjithashtu në optimizimin e strategjisë së mirëmbajtjes dhe marrim në konsideratë çështjet e mirëmbajtjes, duke njohur kushtet e vështira dhe pozicionet e paarritshme në të cilat duhet të punojnë pajisjet e energjisë në oqean.
Çdo aplikim ka kërkesat e veta
Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.