Garë

fitoret në gara
Logoja e SKF Racing
SKF-ja është përfshirë në gara për pothuajse prej një shekulli. Pak mjedise, nëse ka, ofrojnë kushte më të vështira testimi se ato të garave të nivelit të lartë. SKF-ja ofron zgjidhje inxhinjerike për klientët e garave dhe prodhuesit e pajisjeve të garave në të gjithë botën. Fusha e garave mund të përbëjë një terren testimi të drejtpërdrejtë për provimin e modelimeve të reja, teknikave të reja dhe ideve të reja. SKF Racing (Garë) punon për projekte të përshtatura dhe zhvilluar për prodhuesit më kërkues dhe prestigjiozë të tregut botëror të garave. Nga Bugatti klasik ngjyrë blu i viteve 1930 me suport kollodoku me kushineta me rule deri te makinat e specializuara të garave Grand Prix të ditëve të sotme, teknologjia e SKF-së ka vijuar të mbajë kutitë e shpejtësive në lëvizje, boshtet shpërndarëse në rrotullim dhe rrotat në ecje. SKF-në do ta gjeni nga garat e automjeteve në Grand Prix dhe kart, deri te garat e kronometruara për kamionë dhe motorë, e deri te ovalet e NASCAR-it amerikanoverior. Njësia jonë e garave i ofron asistencë teknike skuderisë Ferrari, duke qenë dhe furnizuesi i saj zyrtar, por dhe skuadrave të tjera të rëndësishme në F1 dhe në gara të tjera: Gjithashtu dhe për Ducati Corse në kampionatet Moto Gp dhe Granturismo si dhe skuadrave Penske Racing në kampionatin NASCAR në SHBA.
Duke nisur nga viti 2012 një partneritet i ri me skuadrat Penske Racing, i mundëson SKF-së testimin e produkteve të saj në kushtet më të vështira të serive NASCAR dhe IndyCar.

SKF Racing - Risi në lëvizje.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo