Hekurudha

Partneritet cikli jetësor

Me konceptin e partneritetit të ciklit jetësor, SKF-ja sjell ekspertizën dhe teknologjitë e saj për të ndihmuar klientët e hekurudhave të tejkalojnë sfidat e tyre ekonomike dhe mjedisore:
  • risitë për rritje të qëndrueshme dhe me fitueshmëri
  • zhvillimin dhe implementimin
  • menaxhimin dhe rifabrikimin e aseteve
  • prania vendore
Specifikimi
Si drejtuese e tregut dhe përcaktuese e kursit të teknologjisë, SKF-ja është e përkushtuar ndaj kërkesave të posaçme të industrisë hekurudhore dhe ofron zgjidhje dhe produkte të personalizuara.
Projektimi dhe zhvillimi
Platformat e njohurive dhe përvoja e vendosur tashmë e SKF-së ofrojnë një analizë të saktë të klientit dhe të zgjidhjeve me shikim nga e ardhmja – në bazë të kërkesave ekonomike dhe mjedisore.
Është diçka më shumë se partneriteti i thjeshtë që lidh SKF-në me klientët tanë, është marrëdhënia e ngushtë dhe tepër përfshirëse që nga fillimi, e nxitur nga vlerat tona të përbashkëta: siguria, cilësia, fitueshmëria dhe kursimi i energjisë.
Prodhimi dhe testimi
SKF-ja ka një ekip me përvojë dhe standarte prodhimi në ekselencë, të shoqëruara nga kontrolli i cilësisë dhe teknikat e sigurimit të cilësisë.
Thelbi vendimtar për qëndrueshmërinë afatgjatë është performanca rigoroze dhe testimi i rezistencës në pajisje moderne testimi si dhe në terren, çertifikuar nga autoritete të rëndësishme të kualifikuara.
Instalimi dhe kolaudimi
Shërbimi i instalimit i SKF-së ofron shërbimin më të mirë tërësor nga homologimi deri te montimi në terren, duke përfshirë manualet dhe dokumentacionin dhe trajnimin individual.
Ekipi me trajnim të posaçëm i shitjeve vendore dhe i shërbimit inxhinjerik i SKF-së u ofron klientëve të sektorit të hekurudhave njohuri të dedikuara të aplikimit, por dhe mbështetje personale, në gjuhën e vendit dhe për kërkesa të personalizuara.
Burimet e fuqishme të SKF-së ofrojnë aftësitë më të mira të shërbimit të klientëve në industrinë botërore të hekurudhave, të përfaqësuar nga 15 000 pika distributorësh në mbi 130 shtete – Shërbimet logjistike në maksimumin e tyre.
Puna dhe monitorimi
SKF-ja ka njohuri për qëndrueshmërinë e makinerive rrotulluese që nuk krahasohen me asnjë kompani tjetër në botë. Partneritetet e ngushta të punës me klientët tanë na kanë dhënë një kuptim të veçantë dhe intim të proceseve dhe të sfidave specifike për secilën fushë të rëndësishme të industrisë.
Si rezultat, SKF-ja spikat si ofrues zgjidhjesh tërësore për maksimizimin e produktivitetit të makinerisë dhe të impiantit. Dëmtimi i hershëm mund të zbulohet dhe të parandalohen defekte mekanike për të ulur kostot e ciklit jetësor.
Përdorimi i sistemeve të zbulimit të kushteve dhe zbatimi i algoritmeve të sofistikuara për përpunimin e të dhënave mund të diktojë dëmtimin e hershëm dhe të japë kohë të mjaftueshme për riparime përpara se të ndodhin defekte të mëdha mekanike.
Mirëmbajtja dhe riparimi
Mirëmbajtja dhe riparimi nga SKF-ja ofron jetëgjatësi më të madhe të produktit, redukton mirëmbajtjen e paplanifikuar dhe rrit kohën aktive në punë. SKF-ja ofron një strategji individuale mirëmbajtjeje dhe plan individual inxhinjerik.
SKF-ja u kthen kushinetave performancën e tyre fillestare duke përdorur teknologji bashkëkohore, udhëzime të rrepta ripërdorimi, sisteme të avancuara rifabrikimi dhe kontroll shembullor të cilësisë.
Njëlloj si të reja: produktivitet maksimal, kosto më të ulëta të ciklit jetësor, performancë dhe qëndrueshmëri njëlloj si të reja, më pak ndikim në mjedis. SKF-ja përdor materiale, metoda dhe makineri të së njëjtës cilësi për të ripunuar kushinetat me përdorim të vazhdueshëm për prodhim të kushinetave.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo