Patinat

Kushinetat SKF janë projektuar që të përmbushin kërkesat ellojeve të ndryshme të patinatorëve. Të gjitha kushinetat SKF janë të nivelit të cilësisë së lartë. Për këtë nuk ka asnjë kompromis. Ne në SKF e dimë që fortësia, mbrojtja dhe fërkimi i ulët janë të rëndësishme për çdo performancë patinazhi.

Inxhinierët e SKF-së janë më shumë se specialistë kushinetash - ata janë ekspertë në industritë që shërbejnë. Ata i kuptojnë kërkesat e një industrie të veçantë, si dhe rolin që luajnë kushinetat brenda kësaj industrie. Kjo është arsyeja përse ne kemi vendosur ekspertizën tonë në shërbim të tregut të patinave me një gamë të plotë të kushinetave me sferë me kanal të thellë, për të plotësuar çdo nevojë të mundshme, që nga patinat për gara e deri te ato për zbavitje.

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo