Mjetet me dy dhe tre rrota

Përballuni sot me sfidat dhe nesër me Fuqinë e modelimit të njohurive.
SKF bazohet në më se 60 vite eksperiencë në industrinë e mjeteve me dy dhe tri rrota, në rrugë dhe jashtë saj. Në një industri shumë konkurruese, ekspertiza e thellë në inxhinjeri dhe burimet globale të SKF-së janë përdorur gjithashtu për të zhvilluar zgjidhje që të arrihen edhe kërkesat më të vështira nga prodhuesit e mjeteve me dy rrota në të gjithë botën.
Ekspertiza e SKF-së në kushineta dhe njësi, teknologji të permistopave, lubrifikim, mekatronikë dhe softuerë të modelimit dinamik u jep inxhinierëve tanë mundësinë për të ofruar një gamë të gjerë zgjidhjesh praktike dhe fitimprurëse për aplikacionet. Ne e quajmë "Fuqi të modelimit të njohurive" dhe ndihmon prodhuesit kryesorë dhe furnizuesit e shkallës së parë në mbarë botën që:
  • Të reduktojnë koston totale të pronësisë
  • Të reduktojnë emetimet e CO2
  • Të rrisin kursimin e karburantit
  • Të rrisin sigurinë dhe ergonomikën
  • Të thjeshtojnë montimin
  • Të reduktojnë kohën e daljes në treg
  • Të reduktojnë peshën e pjesëve
  • Të ulin kërkesat dhe kostot e garancisë

Këto janë disa nga arsyet se pse SKF-ja ka hyrë në partneritet me ekipet më të mira në industrinë e garave, duke sjellë ekspertizën tonë në makineritë rrotulluese dhe në mjetet me dy rrota për t'u përballur me sfidat e tyre më të vështira teknike. Nëpërmjet marrëdhënieve tona të ngushta në punë dhe sponsorizimeve teknike, inxhinierët e SKF-së kanë mundur të punojnë me disa prodhues për të sjellë risi në komponentë, të rafinojnë modelet ekzistuese dhe të krijojnë përmirësime të vazhdueshme në performancë.

Mbështetja teknike nga SKF-ja ka kontribuuar në suksesin e shumë ekipeve, duke i ndihmuar të fitojnë më shumë se pesëdhjetë kampionate botërore në të gjitha garat. Përpjekjet tona i kanë ndihmuar të hipin mbi podium. Kemi punuar me prodhuesit e mjeteve me dy rrota për të zhvilluar nivele të reja të performancës dhe të qëndrueshmërisë së mjeteve, duke u mundësuar të përmirësojnë mjetet që nxjerrin në treg.

Ofrojmë për më tej asistencë teknike për një nga markat më të rëndësishme të mjeteve me dy rrota si Ducati Corse dhe Betamotor

Çdo aplikim ka kërkesat e veta

Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.
SKF logo