Qendra e njohurive

Një burim i pasur për performancë dhe qëndrueshmëri të optimizuar të makinerive

E quajtur më parë SKF @ptitude Exchange, Qendra e njohurive ka zgjeruar horizontin duke sjellë tani në një vend të vetëm një sërë burimesh për të mbështetur objektivat e klientëve tanë, si OEM ashtu edhe përdorues fundorë. Këtu ka shumë mundësi të gjeni informacione të dobishme nëse keni punë me pajisje rrotulluese.

Gjatë shekullit të kaluar, SKF-ja ka zhvilluar një kuptim të veçantë të mënyrës se si ndërlidhen komponentët e makinerive dhe proceset industriale. Këto njohuri i ndajmë tani për të ndihmuar klientët të arrijnë objektivat e tyre – qoftë për të rritur fitueshmërinë, produktivitetin apo/dhe qëndrueshmërinë. Kjo është ajo çfarë SKF-ja quan fuqia e modelimit të njohurive.

Lidhjet më poshtë do t'ju dërgojnë drejt materialeve për referencë, testeve industriale, aplikacioneve interaktive në internet, trajnimit dhe funksioneve të tjera të dobishme. Përveç Mediatekës, lidhjet do t'ju dërgojnë drejt faqeve që disponohen vetëm në anglisht.

SKF logo