SKF-ja ofron një pompë të re pistoni për lubrifikimin me vaj dhe graso të lëngshme

  • Histori

    2014 shtator 16, 14:00 CEST

    Goteborg, Suedi, 16 shtator 2014: SKF-ja bëri të ditur sot hedhjen në treg të pompës së re pneumatike të pistonit PPS30 për lubrifikimin me vaj dhe graso të lëngshme në përdorime të nivelit të vogël dhe të mesëm, deri në NLGI 00 dhe 000. Me një model industrial modern dhe kompakt, kjo pompë me një çmim të arsyeshëm është krijuar për materiale plastike të lehta dhe me performancë të lartë. 

    Pompa e pistonit PPS30 mund të montohet me lehtësi dhe siguron një sistem lidhjeje elastik për një montim pa probleme. Duke qenë se vepron me shtytje pneumatike, kjo pompë nuk është e kufizuar nga standartet ndërkombëtare të tensionit ose të prizave dhe mund t'i minimizojë nevojat për artikujt për pompën, pasi nuk ka nevojë për rezerva të vajit dhe të grasos së lëngshme. Përveç kësaj, pompa e pistonit PPS30 mund të zvogëlojë kostot operative gjatë ciklit të jetës së njësisë nëpërmjet konsumit minimal të ajrit të ngjeshur.

    Njësia e pompës ka një valvul shkarkimi dhe sensorë elektrikë të integruar, si dhe monitorimin vizual të nivelit të mbushjes që sigurohet nga një funksion elektronik paralajmërues. Pompa e pistonit PPS30, e thjeshtë për t'u pastruar, ka një hyrje qendrore në rezervuar që mbushet nga të gjitha anët dhe një fletë me hapje përpara për mbrojtje nga rrjedhjet.

    Kompania SKF
    (publ)

    Për informacione të mëtejshme, kontaktoni::

    Marrëdhëniet me shtypin:  Monique Turner, +1 267 436 6836; +1215 801 8722; Monique.Turner@skf.com

    SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2013 ishin 63 597 milion SEK dhe numri i punonjësve ishte 48 401. www.skf.com

    ® SKF është markë e regjistruar tregtare e SKF Group.

  • Imazh

Shkarko kompletin e shtypit

Kompleti i shtypit (3.6 MB)

SKF logo