Kompania SKF

SKF-ja ka qenë kompani lider në teknologji që prej vitit 1907. Forca jonë thelbësore është aftësia për të zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme teknologji të reja - dhe për t'i përdorur këto për të krijuar produkte që ofrojnë avantazhe konkurruese për klientët tanë. Këtë e arrijmë duke kombinuar përvojën tonë praktike në mbi 40 sektorë të industrisë me njohuritë tona në platformat teknologjike të SKF-së: kushinetat dhe njësitë, permistopët, mekatronika, shërbimet dhe sistemet e lubrifikimit. Suksesi ynë mbështetet mbi këto njohuri, mbi njerëzit tanë dhe mbi përkushtimin tonë ndaj parimeve të SKF Care.

Shtoni rendimentin, reduktoni energjinë

Fokusi i zhvillimeve teknologjike të SKF-së në ditët e sotme është reduktimi i ndikimit të një aseti mbi mjedisin gjatë ciklit të tij jetësor, si në veprimet tona, ashtu dhe në veprimet e klientëve tanë. Portofoli i produkteve BeyondZero të SKF-së është shembulli më i fundit i asaj që mund të ofrojë SKF-ja në këtë fushë.

Lexoni më shumë mbi atë se çfarë e bën SKF-në Kompani Njohurish Inxhinjerike

Fakte të shpejta

SKF Care - Përkushtimi ynë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm

SKF logo