Kushinetat, njësitë dhe foletë

SKF-ja filloi me një kushinetë dhe akoma sot është një lider botëror në dizenjim dhe prodhim të kushinetave me rrula dhe rrëshkitëse. Këtu ju mund të gjeni të gjitha asortimentet tona, përfshirë një gamë të gjerë kushinetash dhe fole kushinetash. 


Ju mund të gjeni produktin që kërkoni me anë të:
  • Kodit të produktit ose dimensioneve: Plotëso në Kërkim Produkti në të djathtë
  • Tipi: Përdor lidhjen për Tabelat e Produkteve në të majtë

Kushinetat

SKF-ja prodhon thuajse çdo lloj kushinete me sfera dhe rrula. Shumë prej tyre disponohen në më shumë se një prej katër kategorive të performancës së SKF-së:
Standarde të SKF-së
Kushinetat standarde të SKF-së janë të mirënjohura për cilësinë e tyre superiore dhe jetëgjatësinë e punës. Por, disa aplikime duhet të përballojnë ngarkesa më të rënda me uljen e fërkimit, nxehtësisë dhe konsumimit në kushineta. Për këto aplikacione zgjedhja më e rekomanduar janë kushinetat SKF Explorer.
SKF Explorer
Kushinetat në kategorinë e performancës SKF Explorer kanë dëshmuar se punojnë më të ftohta, më shtruar dhe më gjatë se kushinetat e tjera. Kushinetat SKF Explorer, të cilat u zhvilluan për aplikime më të ngarkuara, janë prodhuar nga hekur tejet i pastër, homogjen që i është nënshtruar një trajtimi të veçantë me nxehtësi. Trajtimi i veçantë me nxehtësi ofron një balancë optimale midis ashpërsisë dhe fortësisë. Gjeometria e brendshme dhe separatorët janë optimizuar për të reduktuar fërkimin dhe konsumimin. Llustrimi sipërfaqësor i të gjitha sipërfaqeve të kontaktit nxit krijimin e një membrane hidrodinamike.
Efiçenca e energjisë e SKF-së
Duke qenë se nevoja për kursimin e energjisë po rritet dita-ditës, teknologjia që mundëson edhe kursimet më të ulëta në konsumin e energjisë përbën tanimë një lajm të rëndësishëm.
Duke u ngritur mbi 100 vite njohurish inxhinierike dhe ekspertize unike në fushën e tribologjisë dhe të shkencave përkatëse, SKF-ja ka krijuar kategorinë e performancës Efiçenca e energjisë (E2).
Ndërsa kushinetat e SKF-së kanë vijuar të evoluojnë drejt efikasitetit dhe qëndrueshmërisë më të lartë, kjo kategori e re performance përfaqëson një risi të rëndësishme. Kushinetat SKF E2 reduktojnë humbjet në fërkimin e kushinetës me 30% ose më shumë nëse krahasohen me kushinetat standarde të SKF-së të të njëjtës madhësi. Kjo do të thotë se në krahasim me kushinetat e prodhuesve të tjerë, ky reduktim mund të jetë edhe më i thellë.
Super-precizioni i SKF-së
Për të përballuar sfidat e gjithnjë e në rritje për performancë nga aplikimet e përpikërisë, SKF-ja ka një linjë të plotë kushinetash super-precize. Këto kushineta kanë modelim të optimizuar, duke u mundësuar të përballojnë shpejtësi më të larta në krahasim me kushinetat e mëparshme të kategorisë së perfomancës me precizion të lartë. Përfitimet e kategorisë së re të performancës janë të dukshme nga performanca e përgjithshme e përmirësuar e kushinetave.
Kushinetat në kategorinë e super-precize karakterizohen nga:
  • aftësia për shpejtësi të larta
  • kapaciteti për mbajtje ngarkesash të rënda
  • fortësia e lartë
  • fërkimi i ulët
  • jetëgjatësia e zgjeruar e shërbimit të kushinetës
Disponohet gjithashtu një larmi e gjerë kushinetash të thjeshta, xhuntosh dhe bokullash.
Variantet në modelim dhe material të këtyre kushinetave janë tepër të larmishme.

Njësitë

Njësitë e kushinetave të SKF-së përbëhen zakonisht nga kushineta, permistopi, lubrifikanti dhe mekanizmi bllokues i aksit. Njësitë montohen paraprakisht dhe akordohen në fabrikë. Këto njësi të gatshme për montim ofrohen me kushineta me sfera ose me rule.
Përveç njësive standarde tërësisht prej çeliku SKF-ja ka produkte më të fokusuara standarde, të cilat synojnë një sektor të caktuar të industrisë – si p.sh. sektorin ushqimor të pijeve dhe atë farmaceutik, ku nevojiten materiale të posaçme, lubrifikantë, permistopa dhe fole.

Foletë

Për të përballuar karakteristikat e performancës së lartë të kushinetave të SKF-së, SKF-ja projekton dhe prodhon linja të plota folesh kushinetash dhe permistopash folesh. Këto fole dhe permistopa janë të mirënjohura për cilësinë dhe jetëgjatësinë e tyre. Përveç karakteristikave të tyre të veçanta në modelim, të cilat thjeshtojnë montimin, drejtvijimin dhe rilubrifikimin, foletë e SKF-së janë të përpunuara me makineri përpikërie në mënyrë që kushinetat e integruara të mund të kryejnë jetën të plotë të shërbimit.

Kaloni te tabelat e produkteve për Kushinetat, njësitë dhe foletë.

Informacionet e produktit

Kini parasysh që lidhjet më poshtë kalojnë në informacione që ofrohen vetëm në anglisht.
SKF logo