Monitorimi i gjendjes

Monitorimi i gjendjes është procesi i përcaktimit të gjendjes së makinerisë gjatë punës. Thelbi i një programi të suksesshëm monitorimi të gjendjes përmban:
  • Të dihet se për çfarë duhet dëgjuar
  • Si të interpretohet
  • Kur të shfrytëzohet kjo njohuri
Përdorimi i suksesshëm i këtij programi mundëson riparimin e komponentëve problematikë përpara se të pësojnë defekt. Monitorimi i gjendjes jo vetëm që ndihmon personelin e impiantit të reduktojë mundësinë e defekteve katastrofike, por u mundëson gjithashtu të porosisin pjesë këmbimi kohë më përpara, të planifikojnë fuqinë punëtore dhe riparime të tjera gjatë ndërprerjes së punës.

Sistemi @ptitude i menaxhimit të aseteve i SKF-së

Komponentët harduerikë dhe softuerikë të sistemit @ptitude të menaxhimit të aseteve të SKF-së janë projektuar për të punuar shtruar së bashku - me njëri-tjetrin dhe me CMMS-në e impiantit tuaj në një platformë të integruar. Sistemi mundëson:
  • Integrimin e të gjitha të dhënave të gjendjes së makinerisë në një program të përbashkët
  • Ndarjen e këtyre të dhënave pa shqetësime në linja funksionale
  • Evitimin e kohëve të gjata të mësimit apo të problemeve të pajtueshmërisë së platformave softuerike
  • Ri-zbatimin e suksesit tuaj në impiante të tjera
Pajisja
Veglat e matjes së dridhjeve të SKF-së sjellin pranë përdoruesve ekspertë dhe rishtarë të mirat e mirëmbajtjes në bazë të gjendjes. SKF-ja ofron një larmi të gjerë pajisjesh monitorimi të gjendjes dhe një gamë të plotë produktesh për sisteme interneti, si p.sh.:
  • Instrumente portative për mbledhjen, ruajtjen dhe shqyrtimin e gjendjes së çdo makinerie dhe të dhënash procesi
  • Sisteme inspektimi dhe menaxhues të dhënash për regjistrimin, parashikimin, ruajtjen, komunikimin dhe veprimin mbi të dhëna procesi dhe inspektimi
  • Sisteme interneti për përgjim dhe mbrojtje të pandërprerë të makinerive
  • Sensorë të dridhjeve dhe sisteme sensorësh fundorë për monitorim të makinerive kritike
  • Testimi i motorit elektrik

Me investim dhe trajnim minimal, këto vegla mund t'i përdorni për të nisur një program të ri monitorimi të kushteve ose për të plotësuar një ekzistues, për të vlerësuar kushinetat e motorëve elektrikë, për të ulur kostot e energjisë dhe emetimet e CO2.
Programi kompjuterik
E përbërë nga tri module - Analist, Inspektor dhe Vrojtues - paketa e monitorimit @ptitude e SKF-së përbën bazën e një metode tërësisht të integruar të monitorimit të gjendjes, duke mundësuar ruajtje, manipulim dhe gjetje të shpejtë, efikase dhe të qëndrueshme të sasive të larta të informacioneve të makinerive dhe të impianteve të ndërlikuara. Ky program kompjuterik i fuqishëm pranon të dhëna nga gama e plotë e pajisjeve dhe e sistemeve të mbledhjes së të dhënave të SKF-së me mbështetje të vendimeve të @ptitude të SKF-së për të lehtësuar vendimmarrjen konsistente dhe të qëndrueshme.
Zgjidhjet e menaxhimit të energjisë dhe të qëndrueshmërisë
Zgjidhjet e menaxhimit të energjisë dhe të qëndrueshmërisë së SKF-së ndihmojnë në zhvillimin e mënyrave për të kontrolluar konsumin e energjisë dhe për të identifikuar mundësitë për kursim të energjisë në të gjithë impiantin. Këto zgjidhje përfshijnë disa produkte dhe shërbime të ndryshme – shumë prej të cilave janë në punë në impiantet tona prodhuese anembanë botës.
Mbështetja dhe shërbimet me monitorimin e gjendjes
Për t'ju ndihmuar të shfrytëzoni në maksimum produktet dhe teknologjitë e monitorimit të gjendjes të SKF-së, SKF-ja ofron një gamë të zgjeruar shërbimesh mbështetëse, duke përfshirë:
  • Mbështetjen teknike
  • Plane të mbështetjes së produktit
  • Trajnimi
Broshurat elektronike të shërbimeve dhe të produkteve të monitorimit të gjendjes
SKF-ja ofron një larmi produktesh dhe shërbimesh monitorimi të gjendjes që do të optimizojnë mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e makinerive. Broshurat e mëposhtme elektronike përmbajnë përmbledhje të disa prej këtyre produkteve dhe shërbimeve.

  • Broshura elektronike e mirëmbajtjes, qëndrueshmërisë dhe optimizimit të aseteve: Një shikim mbi teknologjitë dhe shërbimet e SKF-së
  • Broshura elektronike e serisë Microlog të SKF-së: Një shikim mbi gamën kryesore industriale të mbledhësve dhe të analizuesve portativë, të dorës
  • Broshura elektronike e monitorimit të integruar të gjendjes të SKF-së: Një shikim mbi veglat dhe teknologjitë kryesore industriale për mirëmbajtje dhe qëndrueshmëri të optimizuar të makinerive

Informacionet e produktit

Kini parasysh që lidhjet më poshtë kalojnë në informacione që ofrohen vetëm në anglisht.
SKF logo