Produktet e transmetimit të fuqisë

Linja e produkteve SKF për transmetimi e fuqisë është një linjë produktesh që ofron një gamë të plotë rripash, zinxhirësh, xhuntosh, pulexhash, rrotash të dhëmbëzuara, bokullash dhe mocosh me cilësi të lartë.

Të kërkuara praktikisht në çdo industri, pjesët e transmetimit të fuqisë bëjnë të mundur që proceset të kryhen duke lidhur pjesët lëvizëse në makineri.
Disa industri kryesore që u shërbejmë

Pavarësisht nëse sfida është projektimi i pajisjeve që rrisin efikasitetin e impianteve ose për të përmirësuar fitimin e përgjithshëm, përvoja dhe njohuritë e SKF-së mund t'ju ndihmojnë të arrini synimet tuaja.
Ndihmojmë biznesin tuaj që të ulë kostot totale të zotërimit
Te SKF, ne jemi të përkushtuar që ta ndihmojmë biznesin tuaj që të reduktojë kostot totale të zotërimit në aspektin afatgjatë (fig. 1).

Duke zgjedhur produktet SKF për transmetimin e të fuqisë, ju investoni në produkte me cilësi dhe performancë të lartë, të cilat bëjnë të mundur që makineria juaj të punojë me më shumë efikasitet dhe të rrisë kohën e saj mesatare ndërmjet defekteve/riparimeve (MTBF/R).

Kjo përkthehet në kursime të dukshme në kostot e zotërimit, ndërkohë që shijoni jetëgjatësi më të madhe përdorimi, më pak mirëmbajtje për pajisjet dhe kthim më të mirë të investimit (ROI).
SKF logo