Pajisjet e testimit dhe të matjes

Si kompani e madhe inxhinierike, SKF-ja duhet të garantojë se ofron produkte dhe shërbime që përmbushin standardet e saj të larta. Sistemet e matjes dhe të sigurimit të cilësisë, mbështetur mbi Qendrën tonë të Cilësisë së Teknologjisë (QTC), kanë ofruar mjetet për ta bërë këtë gjë gjatë 25 viteve të fundit.

Sot, ne u ofrojmë të njëjtat mundësi klientëve tanë. SKF-ja zhvillon dhe furnizon teknologjitë dhe instrumentet më të reja, projektuar për matjen e pajtueshmërisë me objektivat e përcaktuara nga secili klient. Një gamë e plotë metodash matjeje plotëson nevojat e sigurimit të cilësisë së prodhuesve të pjesëve të rrumbullakëta të përpikërisë së lartë dhe të produkteve të ngjashme me to, si dhe testimet e grasos për industrinë e grasos.

SKF-ja punon gjithashtu ngushtë me specialistë të tjerë, nëse paraqitet nevoja. Instalimi, konfigurimi, trajnimi (në terren ose jashtë tij) dhe veprimtaritë e gjera të mëpasshme janë të gjitha pjesë të shërbimeve të ofruara. Për më tej, SKF-ja ofron një gamë manometrash për kontrollin e drejtuesve të cilindrave konikë ose të tolerancës së brendshme rrezore të kushinetave me rrula cilindrike. Ato janë projektuar për të plotësuar kërkesat e teknologjisë së përpikërisë së lartë, sidomos në prodhimin e tornove, akseve fundorë dhe në shërbimet e riparimit të akseve.

Metodat e teknologjisë dhe të matjes përfshijnë:
  • Valëzimin, rrumbullakësinë dhe analizën e formës
  • Testimin e zhurmës dhe të dridhjeve për kushinetat
  • Testimin e përmasave
  • Inspektimi optik
  • Testim jo-shkatërrues
  • Makineri të testimit të grasos

Informacionet e produktit

Kini parasysh që lidhjet më poshtë kalojnë në informacione që ofrohen vetëm në anglisht.
SKF logo