Tregu i pas shitjeve të automjeteve SKF

Duke u bazuar mbi eksperiencën si furnizues OE ndaj prodhuesve të automjeteve anembanë botës, Tregu i shërbimit të automjeteve nga SKF merret me tregun pas shitjes së veturave dhe të automjeteve tregëtare anembanë botës.

Koncepti ynë është t'u ofrojmë klientëve tanë produkte të cilësisë së lartë dhe shërbime premium, edhe nëse profesioni juaj përfshin mirëmbajtje të automjeteve, apo furnizim me produkte të palëve të tjera që merren me mirëmbajtje automjetesh.

Seria jonë e produkteve dhe e shërbimeve është rezultat i novacioneve të pandërprera dhe e përmirësimeve të vazhdueshme në projektimin e të gjithë komponentëve jetikë, nga motorët dhe sistemi elektronik deri te grupet e transmetimit të lëvizjes dhe të skajeve të rrotave. SKF vijon të marrë pjesë në përpjekjen e vazhdueshme në zhvillimin e shërbimeve të saj dhe të produkteve të fjalës së fundit të teknologjisë.


SKF logo