Menaxhimi i aseteve

Një gamë e plotë shërbimesh menaxhimi të aseteve

Përvojë konsultimi në industritë e prodhimit dhe të përpunimit. Ekspertizë lider në fushën e inxhinjerisë zbatuese dhe monitorimin e kushteve. Përvojë prodhuese dhe njohuri mbi qëndrueshmërinë e makinerive rrotulluese. SKF-ja ka kombinuar të gjitha këto për të formuar një gamë të veçantë e të plotë shërbimesh strategjike dhe taktike asetesh.

Proces i provuar përmirësimi

Ne fillojmë me një proces të provuar vlerësimi për të identifikuar mundësitë e përmirësimit të impiantit dhe në vijim përpilojmë zgjidhjet. Objektivi është të integrojmë objektivat e biznesit tuaj, sfidat e zbatimit dhe kulturën organizative në një skemë për përmirësimin e qëndrueshmërisë. Në vijim zbatojmë metodologjinë tonë të provuar të optimizimit të efikasitetit të aseteve (AEO) për të përpiluar zgjidhje që ju mundësojnë të prodhoni më shumë pa shtuar shpenzimet kapitale në pajisje të reja, duke shtuar për pasojë kompensimin e aseteve. Shërbimet e menaxhimit të aseteve të SKF-së, që ofrohen anembanë globit, mund t'ju ndihmojnë të përpiloni strategji dhe taktika për të arritur rezultatet bazë.

Zgjidhjet:

  • Vlerësimet dhe testimet
  • Planifikimi strategjik
  • Regjistri i balancuar
  • Treguesit kryesorë të performancës
  • Analiza e rreziqeve
  • Shqyrtimi i strategjisë së mirëmbajtjes
  • Shqyrtimi i performancës së aseteve
  • Menaxhimi i inventarit
  • Planifikimi dhe oraret e punës
  • Inxhinjeria e zbatimit
  • Inxhinjeria e qëndrueshmërisë
  • Menaxhimi i kostove të ciklit të jetës
  • Mbështetja për sistemet kompjuterike të menaxhimit të mirëmbajtjes ose
    të menaxhimit të aseteve të kompanisë
  • Inxhinjeria e inspektimit të mirëmbajtjes së ndërtesave të reja
  • Zhvillimi organizativ

Informacione të shërbimit

Kini parasysh që lidhjet më poshtë kalojnë në informacione që ofrohen vetëm në anglisht.
SKF logo