Trajnimi për klientët

Rrisni njohuritë për të përmirësuar qëndrueshmërinë

Prodhuesit sot janë nën presion të jashtëzakonshëm për të ofruar cilësinë maksimale të mundshme në kostot minimale të mundshme. Ndaj dhe arritja e maksimumit të qëndrueshmërisë së makinerive është jetike. Përfitimi i të gjithë prodhuesve mbështetet mbi aftësitë e personelit të tij dhe të faktit sesi punëdhënësit dhe industria e mbështesin këtë personel për të përmbushur potencialin e tyre.

Pse SKF për trajnim të mirëmbajtjes për qëndrueshmërinë?

Kurset tona të trajnimit mbështeten në mbi 100 vite përvojë dhe njohuri rreth qëndrueshmërisë së makinerive me rrotullim, çka është unike në botë. Partneritetet e ngushta të punës me klientët tanë na kanë dhënë një kuptim të veçantë dhe intim të proceseve dhe të sfidave specifike për secilën fushë të rëndësishme të industrisë.

Kurset e SKF-së përqendrohen në përmirësimin e efikasitetit të makinave të impianteve, si dhe të aseteve në pajisje, të cilat ndodhen në zemër të çdo procesi prodhues.

Shfrytëzimi maksimal i investimit tuaj në njohuri

Portofoli i kursit ndjek një qëndrim të ndërthurur të të mësuarit duke përdorur një sërë metodologjish, si p.sh. klasat e mësimit virtual, klasat fizike, ushtrimet praktike dhe praktikën në terren për të arritur objektivat e të mësuarit.

SKF-ja mund të ndihmojë gjithashtu duke kryer një vlerësim nga interneti të analizës së nevojave për trajnim, për të piketuar kompetencat aktuale të personelit tuaj në një sërë fushash - dhe është modeluar në formë të atillë që të mund të identifikojë fushat ku punonjësit kanë mungesë aftësish, në mënyrë që të mund të përmirësojë efikasitetin e uzinës/fabrikës/ndërmarrjes.

Informacione të shërbimit

Kini parasysh që lidhjet më poshtë kalojnë në informacione që ofrohen vetëm në anglisht.
SKF logo