Shërbimet e konsulencës inxhinjerike të SKF-së

Përmirësoni performancën e projektit tuaj me njohuritë e SKF-së

Zhvillimi i një kutie shpejtësie të re me densitet fuqie më të lartë, përmirësimi i turbinës ekzistuese për të plotësuar kërkesat në rritje të tregut ose projektimi i një brezi tërësisht të ri turbinash me erë me raport më të lartë kW/kosto. Fusha e zhvillimit të projekteve është shumë e gjerë. Globalizimi i shpejtë e bën zhvillimin teknik edhe më të rëndësishëm; vetëm me anë të zgjidhjeve novatore, si dhe të rritjes së cilësisë dhe performancës, makineritë tuaja do të mund të jenë përpara konkurrencës dhe të kontribuojnë në bazën e klientëve tuaj.

Për të zbatuar me sukses projektet e zhvillimeve teknike ju duhen shpesh lloje të ndryshme njohurish të nivelit të lartë, si p.sh. specialistë përllogaritjesh të avancuara dhe ekspertë materialesh. Kompetenca që jo gjithmonë janë të disponueshme në kompaninë tuaj.

Partneri juaj në modelimin e njohurive

SKF-ja është kompani e mirënjohur si furnizuese globale e kushinetave, me mbi 100 vjet përvojë në të gjitha llojet e makinerive dhe të industrive. Por SKF-ja mund të ofrojë shumë më tepër.

Shërbimet e konsulencës inxhinjerike të SKF-së kanë inxhinjerët dhe drejtuesit e projekteve me përvojë - për gjithçka nga shkenca e materialeve, te lubrifikimi dhe njohuritë e tribologjisë - për të verifikuar projektet tuaja të reja me anë të programeve unike të simulimit të SKF-së. Po punojmë së bashku me ekspertët dhe laboratorët e fjalës së fundit teknologjike të SKF-së si dhe me qëndrat kërkimore anembanë botës. Me zbatimin e proceseve të verifikuara si "Projektimi për Gjashtë Sigma" keni mundësinë të zhvilloni më shpejt zgjidhje të qëndrueshme. Mund të kombinojmë njohuritë e duhura të SKF-së, përvojën dhe pajisjet në një zgjidhje të personalizuar, specifike për kërkesat tuaja dhe t'ju mbështesim gjatë gjithë ciklit të jetës së produkteve tuaja.

Shërbimet e konsulencës inxhinjerike të SKF-së kanë ndihmuar shumë klientë të:
  • përmirësojnë cilësinë dhe performancën e projekteve të tyre
  • reduktojnë kohën e nxjerrjes në treg me anë të proceseve më të shpejta të verifikimit të projektit dhe të testimit profesional
  • gjejnë rrënjën e problemeve të konsumimit/dëmtimit së kushinetave dhe makinerive.

Pjesa më e madhe e punës sonë kryhet për klientë që kthehen sërish, që nga kompani të vogla deri te drejtuesit e mirënjohur të industrisë.

Na kontaktoni

Shërbimet e konsulencës inxhinjerike të SKF-së punojnë globalisht dhe kanë ekipe të bazuara në Kinë, Gjermani, Indi, Itali, SHBA, Suedi, Francë dhe Holandë. Kontaktoni me përfaqësuesin tuaj lokal të shitjeve ose inxhinjerin zbatues, ose na kontaktoni drejtpërdrejt nëpërmjet butonit të kontaktit djathtas lart të kësaj faqeje.

Informacione të shërbimit

Kini parasysh që lidhjet më poshtë kalojnë në informacione që ofrohen vetëm në anglisht.
SKF logo