Shërbimet e rifabrikimit dhe të mirëmbajtjes

Rifabrikimi është një nga faktorët kryesorë për reduktimin e kostove të ciklit të jetës së pajisjeve industriale, duke dhënë përfitime të përgjithshme si p.sh.:
  • jetëgjatësi të komponentit
  • kosto të reduktuara mirëmbajtjeje
  • qëndrueshmëri të përmirësuar për kohën aktive në punë dhe produktivitetin
  • më pak mundësi për prishje
  • mirëmbajtjen e kushteve të stokut rezervë
  • qëndrueshmëri të përmirësuar të përgjithshme të aseteve
  • sugjerime për përmirësime të qëndrueshmërisë.

Reduktimi i ndikimit negativ ndaj mjedisit është një çështje gjithnjë e më e rëndësishme për shoqërinë tonë dhe rifabrikimi mund të jetë një kontribut i rëndësishëm ndaj qëndrueshmërisë së përmirësuar duke reduktuar shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe të energjisë.

SKF-ja ka disa dekada përvojë në rifabrikim. Qëndrat tona të shërbimit ofrojnë kapacitete profesionale për rifabrikimin, rinovimin, ripunimin ose përmirësimin e komponentëve dhe të sistemeve industriale.

Rifabrikimi nga SKF-ja kryhet në qendra shërbimi të fjalës së fundit të teknologjisë të shpërndara në pika strategjike anembanë botës. Qëndrat e kryejnë shërbimin sipas procedurave dhe proceseve të përcaktuara nga SKF-ja për të plotësuar kërkesat për cilësi dhe performancë të komponentëve industrialë.

Nëpërmjet partneritetit të zgjeruar SKF-ja mund të ofrojë zgjidhje me kosto efikase për optimizim tërësor të ciklit të jetës së produktit dhe kosto më të ulëta operative.

Informacione të shërbimit

Kini parasysh që lidhjet më poshtë kalojnë në informacione që ofrohen vetëm në anglisht.
SKF logo