Veturat dhe kamionçinat
Kalimi drejt efiçencës më të lartë të energjisë

Nxitur nga ndërgjegjësimi gjithnjë e në rritje ndaj mjedisit dhe legjislacionet gjithnjë e në rritje ndaj emetimeve, industria e automjeteve po kalon një periudhë të paprecedentë ndryshimesh. Teknologjia kompjuterike po futet në sistemin e kontrollit dhe të monitorimit për shumë sisteme automjetesh. Materiale të reja, si aliazhet e lehta, po kalojnë nga veturat e specialistëve në prodhimin e përgjithshëm dhe teknologjitë e reja po mundësojnë reduktime të mëtejshme të emetimeve.
Për personat e përfshirë në inxhinjerinë e automjeteve, këto sfida dhe shumë të tjera paraqesin vështirësi jo të vogla, por edhe mundësi premtuese. Mbështetur nga më se një shekull ekspertize zbatuese në industrinë e automjeteve, SKF-ja mund t'ju ndihmojë.
Më pak CO2 - ofrohet tani nga SKF-ja
Ne zhvilluam njësitë e para në botë të kushinetave të mocos dhe permistopat e para me modelim të personalizuar për vajin e motorit. Sot, SKF-ja ofron një portofol të plotë produktesh dhe shërbimesh për t'ju ndihmuar të reduktoni emetimet e CO2, nga kushinetat njëshe dhe permistopat deri te kushinetat me sensorë dhe zgjidhjet e plota të sistemeve të transmisionit. Ofrojmë gjithashtu programe kopjuterike që mund të përllogarisë kursimet në CO2 për konceptet ekzistuese dhe të ardhshme të sistemeve të transmisionit.Cilatdo qofshin sfidat tuaja, SKF-ja mund t'ju ndihmojë të zhvilloni brezin e ardhshëm të zgjidhjeve të peshës së lehtë dhe të fërkimit të ulët për të reduktuar emetimet, rritur efikasitetin e karburantit dhe konkurruar në një treg që ndodhet në ndryshim të përshpejtuar.
Çdo aplikim ka kërkesat e veta
Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.