Kamionët, rimorkiot dhe autobusët
Dëshironi ta rrisni besueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe fitimin? Mocot e rrotave të SKF-së ofrojnë 1 000 000 km dhe jetëgjatësi më të lartë.
Me kostot në rritje të karburantit, tarifave rrugore dhe drejtuesve dhe teknikëve të aftë, pronarët e flotave të automjeteve e dinë që mënyra për të pasur ende fitime, ata duhet të kërkojnë për efikasitet në çdo fushë të punës së tyre. Nevoja e administratorëve të flotave për të rritur kohën e flotës në punë dhe për të ulur koston totale të punës (TCO) paraqet sfida dhe mundësi për prodhuesit e kamionëve, trajlerëve dhe autobusëve. Duke ndihmuar pronarët dhe administratorët në trajtimin e problemeve të rëndësishme, si qëndrueshmëria, efikasiteti dhe siguria, prodhuesit mund të marrin drejtimin e tregut dhe të fitojnë besnikërinë e klientëve e cila shpërblehet në vijim. Kuptohet se flotat do të favorizojnë prodhuesit që i ndihmojnë të arrijnë afatet e tyre të shkurtra, të reduktojnë kostot e mirëmbajtjes dhe të shmangin defektet e paplanifikuara që rezultojnë në humbjen e fitimeve dhe ndonjëherë në humbjen e klientëve. Aftësia për të tërhequr burime partnerësh të besuar teknikë do të rritet akoma më shumë në rëndësi ndërkohë që prodhuesit dhe furnizuesit e shkallës së parë trajtojnë sfidat e vështira të industrisë konkurruese.
SKF-ja mund t'ju ndihmojë
Falë dekadave të bashkëpunimit të ngushtë me prodhuesit kryesorë të kamionëve dhe trajlerëve dhe me furnizuesit e tyre, SKF-ja i kupton çështjet që drejtojnë biznesin tuaj. Ky kuptim forcohet nga përvoja e besimit në një flotë që drejtohet në mënyrë globale, që është kolona mbështetëse e shërbimeve logjistike të SKF-së. Që prej lindjes së industrisë së kamionëve, kushinetat e SKF-së kanë caktuar standardin e artë të performancës së motorëve, kutive të shpejtësive, grupeve të transmetimit të fuqisë dhe skajeve të rrotave. Ne kemi drejtuar zhvillimet në shumë zbulime të sektorëve industrialë, nga mocot e njësuara të kamionëve, në sistemet e avancuara të permistopave që kanë ripërcaktuar pritshmëritë për jetëgjatësinë e komponentëve. SKF-ja mund të afrojë sistemet me dizajnin që t'ju mbajë në pararojë të teknologjive në zhvillim.
Çdo aplikim ka kërkesat e veta
Shtypni këtu për të parë më në hollësi zgjidhjet që mund të plotësojnë kërkesat specifike të aplikimit tuaj. Kini parasysh se ky informacion ofrohet për momentin vetëm në anglisht.