Revista "Evolution"


"Evolution" është një revistë për biznesin dhe teknologjinë që publikohet nga SKF-ja që prej vitit 1994. Ajo ka rreth 500,000 lexues në 80 shtete.

Versioni i printuar botohet katër herë në vit në 12 edicione - në gjuhën angleze amerikane dhe britanike, në gjuhën kineze, çeke, frënge, gjermane, hungareze, italiane, polake, ruse, spanjolle dhe suedeze.

Versioni në internet i "Evolution" publikohet në tetë edicione – në gjuhën angleze amerikane dhe britanike, në gjuhën frënge, gjermane, italiane, ruse, spanjolle dhe suedeze.

Për lexim në pajisje portative, disponohet për shkarkim falas një version për iPad i "Evolution" në gjuhën angleze britanike në App Store.
SKF logo