SKF-ja do të prezantojë kushinetat e përmirësuara konike me rula me katër rreshta të tipit Explorer në METEC 2015

  • Histori

    2015 qershor 17, 13:00 CEST

    Dizajni i ri i kushinetave konike me rula me katër rreshta të tipit SKF Explorer për rulat në makineritë e laminimit bën që variantet e hapura dhe të izoluara të kushinetave të jenë plotësisht të zëvendësueshme për një liri më të madhe në dizajn dhe për përmirësimin e performancës

    Goteborg, Suedi, 17 qershor 2015: Në panairin METEC 2015, kompania SKF do të prezantojë dizajnin e ri të kushinetës konike me rula me katër rreshta të tipit Explorer.

    Me variantet e hapura dhe të izoluara që janë identike, si në përmasa, ashtu edhe në kuadër të kapacitetit të ngarkesës, kushinetat e përmirësuara konike me rula me katër rreshta të tipit SKF Explorer vendosin një standard të ri për ndërrimin e tyre mes kushinetave të hapura dhe të mbyllura dhe ofrojnë një liri të paprecedentë për përshtatjen e kushinetave me kërkesat e përdorimit të rulave të laminimit.

    “Zgjedhja e kushinetave të hapura ose të mbyllura për rulat e laminimit shpesh përfshinte një kompromis për sa i përket kapacitetit, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së shërbimit”, - shpjegon z. Jacek Hudzikowski, inxhinier i biznesit të industrisë së metaleve në kompaninë SKF. “Falë këtij dizajni të ri të tyre, kushinetat e përmirësuara konike me rula me katër rreshta të tipit SKF Explorer janë identike, si në përmasa, ashtu edhe në kapacitetin e ngarkesës. Kjo do të thotë se makineritë e laminimit të çelikut mund të zgjedhin opsionin më të përshtatshëm për t'i ndihmuar të rrisin performancën, qëndrueshmërinë dhe të ulin kostot e mirëmbajtjes, pa bërë kompromise."

    Guarnicioni i ri kompakt lejon zbatimin e një dizajni të unifikuar të kushinetave, duke sjellë një performancë më të mirë në krahasim me versionet e mëparshme. Guarnicioni, i prodhuar me një material rezistent ndaj nxehtësisë dhe konsumimit, ofron një performancë më të mirë dhe nivel më të ulët të fërkimit, të temperaturës së përdorimit dhe të konsumit. Edhe kushinetat e hapura nuk do të kenë pjesë të dala të konstruktit. Kjo e bën shumë më të lehtë manovrimin e kushinetave, ndërkohë që zvogëlon rrezikun e dëmtimeve gjatë manovrimit dhe përdorimit. Të projektuara për të siguruar një shpërndarje optimale të tensionit në kontaktin e rulit të laminimit dhe kanalin e kushinetës, kushinetat konike me rula me katër rreshta të tipit SKF Explorer mund të përballojnë ngarkesa më të larta se modelet e mëparshme. Katër unazat e jashtme të ndara lejojnë po ashtu një shpërndarje më të mirë dhe më të njëtrajtshme të ngarkesës dhe, rrjedhimisht, një jetëgjatësi më të gjatë shërbimi.

    Falë modelit të tyre pa distancator, kushinetat e reja konike me rula me katër rreshta SKF Explorer ofrojnë gjithashtu lehtësi më të madhe në montim dhe në çmontim.

    Panairi METEC është ekspozita më e madhe e industrisë metalurgjike, i cili zhvillohet një herë në katër vjet. Ai zhvillohet në Qendrën e Panaireve Tregtare (Messe, Dyseldorf) në Dyseldorf, Gjermani, në datat 16-20 qershor 2015. Vizitorët në këtë organizim do ta gjejnë kompaninë SKF në sallën 4, E20.

    Kompania SKF
    (publ)

    Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
    Marrëdhëniet me shtypin: Monique.Turner; +1 267 436 6836; +1 215 801 8722; monique.turner@skf.com

    SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën. 

    Shitjet vjetore për vitin 2014 ishin 70 975 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 48 593. www.skf.com

  • Imazh

Shkarko kompletin e shtypit

Kompleti i shtypit (2.4 MB)

SKF logo