SKF prezanton zgjidhjet e produkteve të lubrifikimit për agrikulturën në AGRITECHNICA 2015

  • Histori

    2015 nëntor 09, 14:00 CEST

    SKF will showcase product innovations and application solutions designed to improve the reliability, performance and efficiency of agricultural machines and equipment at AGRITECHNICA 2015.

    Gotenburg, Suedi, 9 nëntor 2015: Në AGRITECHNICA, SKF, kompania me eksperiencë në inxhinieri, do të theksojë aplikimet kyçe të produkteve të cilat përfshijnë edhe sistemet e lubrifikimit të markës SKF dhe Lincoln. Ekspertët do të jenë të pranishëm për të diskutuar dobitë e marra nga këto zgjidhje përmes demonstrimeve të produkteve, studimeve të rasteve dhe prezantimeve.

    SKF do të prezantojë produktet e mëposhtme në AGRITECHNICA 2015:

    SKF TLMR
    Të krijuara për aplikime të përgjithshme në makineritë e industrisë të rëndë, seria TLMR e rimbushësve automatikë të lubrifikantëve është ideale për pikat e lubrifikimit që arrihen me vështirësi. Lubrifikuesit janë rezistentë nga uji, pluhuri dhe dridhjet dhe mundësojnë përdorim të sigurt në kushte me nxehtësi dhe të ftohtë ekstrem.

    Lincoln 20 V PowerLuber
    E fuqizuar nga një bateri e efektshme, 20 volt, me jone litiumi, pistoleta e grasatimit PowerLuber, seria 1880, përmban një kokë motorike me forcë rrotullimi të lartë dhe lëshon graso deri në 690 bar (10.000 psi) si në parametrin e lartë edhe në atë të ulët. Vegla shfaq në një ekran shumëfuksional me kristale të lëngshme (LCD) për të treguar të dhënat standarde si niveli i baterisë dhe rrjedhja e grasos. Krahas kësaj, matësi i rrjedhjes në LCD zbulon humbjen e lëndës së parë, duke eliminuar të dhënat false për të garantuar që pajisja e shërbyer të jetë e lubrifikuar mirë.

    Lincoln HTL 201
    HTL 201 është një pompë grasatimi me lëvizje hidraulike e ndërtuar për të minimizuar fërkimin dhe konsumin në pajisje që kanë në dispozicion një qark hidraulik. Pompa kompakte mund të montohet direkt mbi makineri për lubrifikim të vazhdueshëm ndërkohë që pajisja është në punë.

    Lincoln P502
    P502 është një pompë kompakte e furnizimit me lubrifikant për sistemet e lubrifikimit progresive të centralizuara. Mund të përdoret gjithashtu për të furnizuar me lubrifikant një maksimum prej dy pikash lubrifikimi. P502 është e pajisur me një teknologji çelësi rrotullues të provuar e cila bën të mundur rregullimin e kohëve të ndalimit si edhe atë të lubrifikimit.

    Lincoln HCC
    Kontrolli i lidhjes së tubit HCC është një njësi monitorimi që kontrollon linjat e kalimit të lubrifikantit për çarje dhe sinjalizon menjëherë operatorin e makinerisë nëse ka defekt. Me çmim të arsyeshëm dhe e thjeshtë për t’u përdorur, HCC ndihmon në reduktimin e kohës joproduktive të paplanifikuar dhe dëmtimet serioze të kushinetave.

    Lincoln Quicklub P203
    Pompa Quicklub P203 është ndërtuar për të furnizuar makineritë e vogla deri në ato mesatare dhe sistemet që kanë deri në 250 pika lubrifikimi. E pajisur me një trup pompe rezistente ndaj motit, njësia që mbushet me lehtësi ka një fletë përzierjeje për të garantuar furnizim të mirë me lubrifikant, edhe në temperatura ekstreme.

    Lincoln SSV/SSVD
    Pajisjet matëse progresive SSV dhe SSVD janë të pajisura me konstruksione blloku solid për matje të besueshme, elastike të lubrifikantit. Këto pajisje që monitorohen lehtë janë të përshtatshme për një gamë të gjerë aplikimesh matjeje.

    Lincoln MOP 212/MGP 101
    E krijuar veçanërisht për t’u përdorur në makineri dengjesh, pompa e vajit me punim mekanik MOP 212 përdoret së bashku me MGP 101, duke shtuar një komponent lubrifikimi me graso. MGP 101 vihet në punë nga motori i MOP 212, duke krijuar një pompë për aplikimet e vajosjes dhe grasatimit.

    Lincoln EOS
    EOS është një zgjidhje e besueshme, ekonomike për lubrifikimin me vaj të zinxhirëve. Ky sistem lubrifikimi me lëvizje elektrike, me një linjë, i centralizuar është ideal për makineritë me zinxhir dhe një furnizim energjie 12/24 V DC.

    SKF KFG-S
    E pajisur me një sistem kontrolli të integruar, pompa piston KFG-S vihet në punë nga një motor elektrik. Pompa është e disponueshme në tre madhësi rezervuari me me ospione të ndryshme mbushjeje.

    AGRITECHNICA është panairi më i madh në botë për makineritë dhe pajisje te agrikulturës. Edicioni i vitit 2015 të evenimentit dyvjeçar do të mahet në 8-14 nëntor 2015 në Hanover, Gjermani. Vizitorët mund të gjejnë zgjidhjet SKF në salla 17 te stenda B35. 

    Kompania SKF
    (publ)

    Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
    Marrëdhëniet me shtypin: Theo Kjellberg, Drejtor i Marrëdhënieve me Shtypin, + 46 (0)31 337 6576, theo.kjellberg@skf.com

    SKF is a leading global supplier of bearings, seals, mechatronics, lubrication systems, and services which include technical support, maintenance and reliability services, engineering consulting and training. SKF is represented in more than 130 countries and has around 15,000 distributor locations worldwide.
    Annual sales in 2014 were SEK 70 975 million and the number of employees was 48 593. www.skf.com

    ® SKF is a registered trademark of the SKF Group.

  • Imazh

Shkarko kompletin e shtypit

SKF logo