SKF prezanton zgjidhje të avancuara për agrikulturën në AGRITECHNICA 2015

  • Histori

    2015 nëntor 09, 14:00 CET

    At AGRITECHNICA 2015, SKF will be showcasing its SKF Agri Solutions portfolio for the agricultural sector, as well as launching a new addition to the range; SKF Agri Hub for harsh tillage.

    Gotenburg, Suedi, 9 nëntor 2015: SKF, kompania me eksperiencë në inxhinieri, do të prezantojë një përzgjedhje të zgjidhjeve të saj për sektorin e agrikulturës në AGRITECHNICA 2015. SKF gjithashtu do të lëshojë zyrtarisht një njësi bucele lërimi krejt të re e cila plotëson kërkesat e tregut për shpejtësi më të lartë dhe lërim më të thellë në mjedise të vështira.

    Njësia Agri Hub e re e SKF-së bën të mundur lërimin më të thellë, më të rëndë dhe më të shpejtë në kushte të vështira të tokës, duke ndihmuar të rritjen e jetëgjatësisë dhe uljen e kostove të menaxhimit duke dhënë ndërkohë performancë të lartë. Duke i lidhur krahët e lesës të diskut në disqe lërimi më të mëdhenj (diametër >600mm), njësia e re është e pajisur me një zgjidhje izolimi të dyfishtë për performancë të shkëlqyer izolimi. Gjithashtu është pa nevojë për lubrifikim, prandaj përdoruesit mund të përfitojnë nga ulja e kohës dhe kostove që duhen normalisht për të lubrifikuar disqet e lesave pas çdo përdorimi.

    Duke komentuar mbi këtë njësi të re SKF Agri Hub, Yannic Sellier, Menaxher i Segmentit Botëror, Agrikulturë në SKF, tha: “Rritja e jetëgjatësisë të shërbimit të një komponenti kritik të makinerive të lërimit në bujqësi është thelbësore për të përmirësuar produktivitetin dhe përfitimet për fermerët. Njësia e re SKF Agri Hub e arrin këtë duke përmirësuar performancën e lërimit në ferma dhe duke ulur kostot e mirëmbajtjes gjatë procesit.”

    Gjithashtu, në shfaqje do të jetë portofoli i SKF Agri Solutions lider në treg me kushineta, njësi kushinetash, aktuatorë, gomina, lubrifikime dhe zgjidhje të sistemit të drejtimit ‘steer by wire’. Kjo përfshin kushinetat SKF Agri Y pa nevojë për lubrifikim të cilat kanë një ndërtim të fortë izolimi me 5 buzë dhe janë në gjendje t’i rezistojnë edhe kushteve më të vështira të punimit. Ndërkohë që kushinetat e zakonshme kanë një cikël jete nga një deri në tre vjet, kushinetat SKF Agri Y janë bërë që të rezistojnë deri në pesë sezone mbjelljeje dhe ulin ndjeshëm kostot e mirëmbajtjes dhe zotërimit.

    AGRITECHNICA është panairi më i madh në botë për makineritë dhe pajisje te agrikulturës. Edicioni i vitit 2015 të evenimentit dyvjeçar do të mahet në 8-14 nëntor 2015 në Hanover, Gjermani. Vizitorët mund ta shikojnë këtë njësi bucele të re në salla 17 te stenda B35.

    Kompania SKF
    (publ)

    Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
    Marrëdhëniet me shtypin: Theo Kjellberg, Drejtor i Marrëdhënieve me Shtypin, + 46 (0)31 337 6576, theo.kjellberg@skf.com

    SKF is a leading global supplier of bearings, seals, mechatronics, lubrication systems, and services which include technical support, maintenance and reliability services, engineering consulting and training. SKF is represented in more than 130 countries and has around 15,000 distributor locations worldwide.
    Annual sales in 2014 were SEK 70 975 million and the number of employees was 48 593. www.skf.com

    ® SKF is a registered trademark of the SKF Group.

  • Imazh

Shkarko kompletin e shtypit

Kompleti i shtypit (123 KB)

SKF logo