SKF-ja siguron një marrëveshje me kompaninë hekurudhore shtetërore të Indonezisë

2015 maj 21, 09:00 CEST

Goteborg, 21 maj 2015: Kompania SKF ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me PT. Kereta Api Indonesia (Hekurudha Indoneziane), operatori shtetëror i hekurudhave në Indonezi, për furnizimin me njësi të mocos me rula konikë. Këto njësi do të prodhohen në fabrikën e SKF-së në Nankou, Kinë dhe dorëzimi pritet të fillojë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015.

Kompania SKF do të furnizojë po ashtu Hekurudhat Indoneziane me zgjidhje të guarnicioneve për shërbimet si dhe me mjete çmontimi.

Anders Fogelberg, drejtori i menaxhimit për Indonezinë shprehet se “kjo është një kontratë prestigjioze dhe e rëndësishme për ne në një vend me investime të mëdha dhe të vazhdueshme në infrastrukturën hekurudhore". "Njësitë e mocos me rula konikë të SKF-së dhe zgjidhjet e guarnicioneve ndihmojnë për një funksionim më të qëndrueshëm të trenave, për rritjen e komoditetit për pasagjerët dhe, në fund të fundit, zvogëlimin e ndikimit mjedisor nëpërmjet uljes së fërkimit. Prodhimi i këtyre njësive në Kinë na siguron avantazhe konkurruese, duke plotësuar standardet e larta dhe kërkesat teknike të industrisë hekurudhore.”

Kompania SKF
(publ)

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
Linja për mediat:
+46 31 337 2400
Marrëdhëniet me shtypin:
Theo Kjellberg, +46 31-337 6576; +46 725-776 576; theo.kjellberg@skf.com
Marrëdhëniet me investitorët:
Marita Björk, +46 31-337 1994; +46 705-181 994; marita.bjork@skf.com

 


SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2014 ishin 70 975 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 48 593. www.skf.com

® SKF është markë e regjistruar tregtare e SKF Group.

Shkarko kompletin e shtypit

Njoftim për shtyp (PDF) (42.7 KB)

SKF logo