Kushinetat magnetike SKF të instaluara në sistemin e parë në botë të kompresionit të gazit nën det

2015 nëntor 10, 13:00 CET

SKF pajis me sistemin e parë të kompresionit të gazit nën det në fushën e gazit Asgard të operuar nga Statoil

Gotenburg, 10 nëntor 2015: SKF ka furnizuar me kushineta magnetike në sistemin parë në botë të kompresionit të gazit në fushën gazit Åsgard në bregun e Norvegjisë. SKF është përfshirë në zhvillimin e projektit për pesë vjet, duke punuar së bashku me MAN Diesel & Turbo, prodhuesi i kompresorëve centrifugalë me lëvizje motori elektrik që janë pjesë e sistemit të përgjithshëm të kompresionit të gazit. 

Zakonisht, gazi pompohet nga shtrati i detit në sipërfaqe, ku kompresohet mbi platforma. Në Asgard, dhomat e kompresionit ndodhen mbi shtratin e detit, pranë kokave të pusit, me qëllim që të rritin në maksimum rikuperimin e gazit dhe duke shtuar kështu jetëgjatësinë e prodhimit të fushës së gazit.

Ole Kristian Joedahl, drejtor i shitjeve dhe marketingut, tregu industrial, thotë, “Kushinetat tona magnetike luajtën një rol kyç në zhvillimin e këtij sistemi autonom të kompresionit të gazit nën det, një hap i i madh për industrinë e naftës dhe gazit. Ata thjeshtojnë arkitekturën e sistemit duke eliminuar nevojën për vaj lubrifikimi, gomina dhe kuti transmisioni. Për më tepër, kushinetat magnetike janë pa fërkim, duke bërë të mundur shpejtësi rrotullimi më të larta, duke çuar në module kompresioni më të vogla, infrastrukturë më të lehtë të impiantit të prodhimit dhe ulje të ndikimit në mjedis.

Përveç kushinetave magnetike, SKF siguron gjithashtu një kontroll në distancë të kushinetave dhe sistem monitorimi i cili lehtëson planifikimin e saktë të mirëmbajtjes.

Kompania SKF
(publ)

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
SHTYPI: Theo Kjellberg, Drejtori, Marrëdhëniet me shtypin
tel: 46 31 337 6576, celular: 46 725-776576, email: theo.kjellberg@skf.com

MARRËDHËNIET ME INVESTITORËT: Patrik Stenberg, drejtori i marrëdhënieve me investitorët
Patrik Stenberg, 46 31-337 2104; 46 705-472 104; patrik.stenberg@skf.com

SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2014 ishin 70 975 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 48 593. www.skf.com 

® SKF është markë tregtare e regjistruar e SKF Group.
™ BeyondZero është markë tregtare e SKF Group.

Shkarko kompletin e shtypit

Njoftimi i plotë për shtyp në pdf (3.1 MB)

SKF logo