Kompania SKF në panairin bauma 2016: prezanton zgjidhjet e ciklit total të jetës për konvejerët me rripa të minierave

2016 prill 12, 08:00 CEST

Në panairin bauma 2016, kompania SKF po prezanton gamë e saj të zgjeruar të zgjidhjeve të projektuara për të përmirësuar rendimentin dhe jetëgjatësinë e sistemeve të konvejerëve me rripa në industritë e minierave, të përpunimit të mineraleve dhe të çimentos.

Goteborg, Suedi, 12 prill 2016: Kompania SKF po prezanton një gamë të zgjeruar të zgjidhjeve të saj kryesore në panairin bauma 2016, të cilat përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe ulin kostot operative të sistemeve të konvejerëve në industritë e minierave, të përpunimit të mineraleve dhe të ndërtimit.

Konvejerët në miniera, në gurore dhe në impiantet e çimentos kryejnë një punë të vështirë në kushte mjaft të vështira. Nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve krijojnë sasi të mëdha pluhuri mjaft gërryes që mund të hyjë në makineri, të përzihet me lubrifikantin brenda tyre dhe të shkaktojë një konsumim më të shpejtë dhe si përfundim defekte në kushineta, guarnicione, mekanizma, xhuntove dhe pjesëve të tjera rrotulluese. Konvejerët punojnë me shpejtësi mjaft të ulët dhe me ngarkesa të larta dhe ndonjëherë me temperatura të larta që kanë kërkesa të larta për kushinetat, guarnicionet dhe lubrifikimin. Vendndodhja e tyre në largësi mund ta bëjë po ashtu të vështirë mirëmbajtjen dhe monitorimin e gjendjes së tyre. Kontaminimi dhe problemet e lubrifikimit së bashku janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha defekteve të kushinetave në aktivitetet e minierave.

Ofertat e SKF-së për konvejerët me rripa mbulojnë të gjithë ciklin e jetës së aseteve, dhe përfshijnë kushinetat, strukturat, guarnicionet, sistemet e lubrifikimit, zgjidhjet e mirëmbajtjes dhe inxhinierinë e përqendruar te qëndrueshmëria. Për shembull, vizitorët në panairin bauma mund të shikojnë disa zgjidhje projektimi të SKF-së për konvejerët, duke përfshirë zgjidhjen me tre barriera të SKF-së, strukturat, kushinetat me rula sferikë SKF Explorer me guarnicion dhe guarnicionin e ri SKF Taconite.

Zgjidhja me tre barriera është një zgjidhje e përshtatshme për mjedisin dhe me kosto efektive që është provuar se arrin të zgjasë jetëgjatësinë e shërbimit të pulexhave të konvejerëve. Kur instalohet, kjo zgjidhje siguron tre shtresa mbrojtëse kundër kontaminimit për kushinetën dhe zvogëlon ndjeshëm sasinë e lubrifikimit që kërkohet me deri në 90%. Kjo zvogëlon kostot e mirëmbajtjes. Strukturat e SKF-së janë prej materiali të derdhur të nivelit të lartë dhe gizë sferoidale si opsion, me fllanxha të mëdha në bazë dhe materiale shtesë rreth vrimave të lidhjes për t'u rezistuar ngarkesave tronditëse dhe për të minimizuar shtrembërimin e bazës dhe mbajtëses së kushinetës në ngarkesa të larta. Kushineta me rula sferikë SKF Explorer përdor çelik të përmirësuar të zhvilluar me një proces të ri të patentuar të trajtimit me nxehtësi, është e lubrifikuar në fabrikë dhe e pajisur me guarnicione të integruara për mbrojtjen e kushinetës. Rezultati përmirëson rezistencën ndaj konsumimit dhe guarnicionin, duke ofruar një jetëgjatësi shërbimi më shumë se tre herë më të gjatë në kushtet e lubrifikimit të dobët dhe të kontaminimit.

Për kushte ekstreme kontaminimi, zgjidhja me tre barriera e SKF-së është kombinuar me guarnicionin e ri SKF Taconite për të bllokuar kontaminimin që mund të hyjë në strukturë, përfshirë ujin me presion të lartë gjatë mirëmbajtjes. Ne i referohemi kësaj si “zgjidhja përfundimtare me tre barriera e SKF-së”.

Vizitorët e përqendruar te mirëmbajtja dhe operacionet do të gjejnë po ashtu me interes paketën e monitorimit të zhurmës së pulexhës të SKF-së, e cila është pjesë e gamës në rritje të sistemeve monitoruese të gjendjes, të lehta në përdorim e të sofistikuara. Kjo pajisje monitorimi i gjendjes që mbahet në duar zbulon shenjat e para të defekteve në rulin e pulexhës, duke ndihmuar kështu në shmangien e dëmtimeve të rripit dhe bën të mundur planifikimin e mirëmbajtjes me kosto efektive.

“Produktet e konvejerëve që prezantohen në panairin bauma janë vetëm një shembull i vogël i zgjidhjeve dhe shërbimeve tona mjaft të larmishme për konvejerët me rripa të minierave”, - thotë Keith Meyers, Menaxher i Industrisë Globale për Minierat, Përpunimin e Mineraleve dhe Çimentos në kompaninë SKF. “Qëllimi ynë është t'i ndihmojmë klientët tanë të rrisin qëndrueshmërinë në produktet e tyre që nga fillimi, si dhe të mbështesim aktivitetet e tyre të operacioneve dhe të mirëmbajtjes në një mënyrë që minimizon ndërprerjet e punës dhe zvogëlon koston totale të pronësisë.”

Keith Meyers do të marrë pjesë në aktivitetin për shtypin të SKF-së, në stendën FM.709/4 nga ora 9:30 deri në 11:00 paradite ditën e martë më 12 prill 2016, ku do të jetë i gatshëm të flasë më shumë mbi shërbimet dhe zgjidhjet e SKF-së.

Shikoni kompaninë SKF në panairin bauma 2016: Në ambientet e jashtme në stendën FM.709/4.

Kompania SKF
(publ)

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
Marrëdhëniet me shtypin: Sabine Hergenröder, +46 31 337 6418; +46 705 77 6418; sabine.hergenroder@skf.com

SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën.
Shitjet vjetore për vitin 2015 ishin 75 997 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 46 635. www.skf.com

® SKF është një markë tregtare e regjistruar e SKF Group.

SKF logo