Kompania SKF në panairin bauma 2016: pompa e re hidraulike për aktivitetet nëntokësore të minierave

  • Histori

    2016 prill 12, 08:00 CEST

    Goteborg, Suedi, 12 prill 2016: Kompania SKF njoftoi sot hedhjen në treg të pompës së saj hidraulike Lincoln HTL 201 EEX për përdorim në aktivitete me shpërthime, si p.sh. në minierat nëntokësore. Me një trup pompe dhe një depozitë lubrifikanti prej çeliku, kjo njësi është një alternativë me efektivitet në kosto për pompat e shtrenjta elektrike që duhet të përfshijnë edhe një kabinë mbrojtëse.

    E projektuar për të minimizuar fërkimin dhe konsumimin, HTL 201 EEX funksionon nëpërmjet një sistemi hidraulik të një makinerie kryesore ose sistemi mbajtës dhe furnizon lubrifikant për sa kohë që ajo makineri ose pajisje mbajtëse është aktive Pompa HTL 201 EEX bazohet në konceptin e provuar tashmë të lubrifikatorit hidraulik Lincoln HTL 201 dhe përfshin një pikë tokëzimi për shkarkimin e menjëhershëm të elektricitetit, nëse është e nevojshme.

    Kompakte dhe e qëndrueshme, pompa HTL 201 EEX është e lehtë në montim dhe në mirëmbajtje. Rezervuari i saj me rimbushje mban 1,5 litra (52,9 fl. oz) graso NLGI të kategorisë 2. Njësia e pompës ka një valvulë të integruar për të rregulluar lubrifikantin në dalje, dhe mund të pranojë pajisje matëse progresive.

    Kompania SKF
    (publ)

    Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
    Marrëdhëniet me shtypin: Sabine Hergenröder, +46 31 337 6418, +46 705 77 6418, sabine.hergenroder@skf.com

    SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2015 ishin 75 997 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 46 635.www.skf.com

    ® SKF është një markë tregtare e regjistruar e SKF Group.

  • Imazh

Shkarko kompletin e shtypit

Kompleti i shtypit (499 KB)

SKF logo