Raporti i fundvitit i SKF-së për vitin 2015

2016 shkurt 02, 13:00 CET

Goteborg, 2 Shkurt 2015:

Alrik Danielson, President and CEO:

“Kërkesa e klientëve është zhvilluar në përputhje me parashikimet tona gjatë tremujorit, me përjashtim të Amerikës së Veriut ku është vënë re një rënie më e theksuar nga sa pritej, duke pasqyruar një kërkesë më të ulët dhe reduktimin e stokut në zinxhirin e furnizimit. Shitjet në monedhën lokale kanë rënë me 5%, të nxitura kryesisht nga vëllimet më të ulëta të shitjeve në sektorin e Tregut industrial, gjë që nuk mund të balancohej nga rritja e vëllimit në sektorin e Tregut automobilistik.

Përballë kushteve të vështira të tregut, ne jemi fokusuar me përpjekje të rëndësishme në forcimin e bilancit tonë dhe në rregullimin e strukturës organizative e të mënyrave tona të punës gjatë këtij viti.

Duke pasur parasysh këtë, kam kënaqësinë të raportoj nivele të forta të fluksit të parasë, uljen e kapitalit qarkullues neto dhe uljen e borxhit neto.

Ndryshimet strukturore të zbatuara gjatë vitit na kanë bërë më efikas dhe kanë rritur fokusin në mbështetjen për biznesin tonë kryesor. kushinetat dhe zgjidhjet që mbështesin efikasitetin e makinerive me bosht rrotullues. Programi ynë i reduktimit të kostove është realizuar në kohë, duke pasur ndikim në 2100 punonjës. Përveç kësaj, personeli i përkohshëm dhe personeli i agjencive është zvogëluar me rreth 400. Uljet e kostove në aktivitete vazhdojnë në të gjithë grupin tonë, si dhe përpjekjet tona për shitjen e bizneseve jo kryesore.

Për të pasqyruar kushtet e tregut, panoramën e konkurrencës dhe nivelet e aktiviteteve industriale që parashikojmë si dhe ndryshimet pasuese të kompanisë tonë, objektivat financiare të SKF Group janë rregulluar. Objektivat e rinj janë që të realizojmë, gjatë një cikli biznesi, një rritje organike të shitjeve me pesë përqind në monedhat lokale dhe një marzh operativ të raportuar me 12 përqind, sipas standardeve IFRS. Për sa i përket kapitalit, ne kemi rritur ambiciet tona për menaxhimin e kapitalit qarkullues në një mënyrë efikase dhe objektivi i i ri është të arrijmë një kapital qarkullues neto në 25 përqind të shitjeve. Objektivi për rentabilitetin e kapitalit të investuar (ROCE) është ndryshuar në 16 përqind, si pasojë e objektivit për marzhin operativ. Objektivi ynë për arritjen e një raporti të kapitalit/borxhit neto me 80 përqind mbetet i pandryshuar. Megjithëse kemi më shumë punë për të ardhmen, unë besoj se këta objektiva mund të arrihen.

Me hyrjen në tremujorin e parë të vitit 2016, ne parashikojmë që paqartësia makroekonomike do të vazhdojë. Si rezultat, ne presim që kërkesa të jetë relativisht e pandryshuar në vijimësi, por pak më e ulët nga viti në vit.’

Tregjet ku veprojmë vazhdojnë të paraqesin sfida, por kam bindjen se ne do të përfitojmë nga ndryshimet strukturore që kemi zbatuar dhe rritja e fokusit tonë te zbatimet nga klientët.”

Key figures, SEKmTremujori i 4-t 2015Tremujori i 4-t 201420152014
Shitjet neto18 21518 49975 99770 975
Fitimi operativ pa artikujt e njëhershëm1 7262 0788 6558 291
Marzhi operativ pa artikujt e njëhershëm, %9,511,211,411,7
Artikujt e njëhershëm në fitimin operativ-687-470-1 687-490
Fitimi operativ1 0391 6086 9687 801
Marzhi operativ, %5,78,79,211,0
Fitimi para taksave, duke përjashtuar artikujt e njëhershëm operativë dhe financiarë, 1 6261 7637 8577 258
Fitimi përpara taksave6531 2935 8346 668
Fluksi neto i parasë pas investimeve para financimit1 9662 1266 4162 137
Ndryshimet e shitjeve neto vit pas viti, %:OrganikeStrukturaMonedhaTotali
Tremujori i 4-t 2015-5,2-1,04,7-1,5
Viti i plotë-2,6-0,510,27,1
Ndryshimet e shitjeve organike në monedhat lokale, sipas rajonit, nga viti në vit, %:EvropaAmerika e VeriutAmerika LatineAziaLindja e Mesme dhe Afrika
Tremujori i 4-t 20150,3-12,7-0,5-8,710,8
Viti i plotë0,4-8,10,5-4,213,2

Propozimi për dividentin
Bordi ka vendosur që të propozojë një divident të pandryshuar prej 5,50 SEK për aksion në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore.


Parashikimi për tremujorin e parë të vitit 2016

Kërkesa në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2015
Kërkesa për produkte dhe shërbime të SKF-së pritet të jetë pak më e ulët për SKF Group. Kërkesa për sektorin e Tregut automobilistik dhe Biznesit të specialiteteve pritet të jetë relativisht e pandryshuar, ndërsa për Tregun industrial pritet të jetë më e ulët. Kërkesa pritet të jetë relativisht e pandryshuar në Evropë, pak më e ulët në Azi dhe në Amerikën Latine dhe mjaft më e ulët në Amerikën e Veriut.

Kërkesa në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015
Kërkesa për produkte dhe shërbime të SKF-së pritet të jetë relativisht e pandryshuar për SKF Group. Kërkesa për sektorin e Tregut automobilistik pritet të jetë më e lartë, kërkesa për Biznesin e specialiteteve pritet të jetë pak më e lartë dhe kërkesa për Tregun industrial pritet të jetë relativisht e pandryshuar. Kërkesa pritet të jetë disi më e lartë në Evropë, pak më e ulët në Amerikën e Veriut dhe më e ulët në Amerikën Latine dhe Azi.

Një telekonferencë do të zhvillohet në datën 2 shkurt 2016në orën 14:00 (CEST):
SE: +46 8 5065 3937
Britani: +44 20 3427 1904
SHBA: +1 646 254 3365

Të gjitha informacionet në lidhje me raportin e fundvitit të SKF-së për vitin 2015 do t'i gjeni në faqen e internetit për marrëdhëniet me investitorët. 

Kompania SKF
(publ)

Kompanisë AB SKF i kërkohet të bëjë publike informacionet e përmendura këtu sipas ligjit për tregjet e letrave me vlerë dhe/ose ligjit për tregtimin e instrumenteve financiare. Informacionet u dorëzuan për botim në orën 13:00 në datën 2 shkurt 2016.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
SHTYPI: Theo Kjellberg, Drejtori, Marrëdhëniet me shtypin
tel: 46 31 337 6576, celular: 46 725-776576, email: theo.kjellberg@skf.com

MARRËDHËNIET ME INVESTITORËT: Patrik Stenberg, drejtori i marrëdhënieve me investitorët
Patrik Stenberg, 46 31-337 2104; 46 705-472 104; patrik.stenberg@skf.com

SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2014 ishin 70 975 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 48 593. www.skf.com 

® SKF është markë tregtare e regjistruar e SKF Group.

Shkarko kompletin e shtypit

Njoftimi i plotë për shtyp si pdf (119 KB)

SKF logo