SKF-ja forcon menaxhimin e SKF Group

2016 shkurt 24, 09:00 CET

Goteborg, 24 shkurt 2016: Për të rritur më tej fokusin e ekipit të menaxhimit në nxitjen e rritjes organike të shitjeve dhe përmirësimin e fitimeve, kompania SKF prezantoi sot ndryshimet e mëposhtme në Ekipin e menaxhimit të SKF Group, të cilat hyjnë të gjitha menjëherë në fuqi.

Do të jenë katër fusha të përfaqësuara në nivelin e menaxhimit të SKF Group:

  • Shitjet Industriale për Amerikat, nën drejtimin e John Schmidt
  • Shitjet industriale për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, nën drejtimin e Erik Nelander
  • Shitjet Industriale për Azinë, nën drejtimin e Patrick Tong
  • Departamenti Automobilistik dhe i Aviacionit, nën drejtimin e Stephane Le Mounier

Përveç këtyre, janë bërë edhe emërimet e mëposhtme në menaxhimin e SKF Group:

  • Zhvillimi i Produkteve dhe i Biznesit, nën drejtimin e Victoria van Camp
  • Operacionet e Kushinetave (përfshirë blerjet, prodhimin dhe logjistikën), nën drejtimin e Luc Graux

Si rezultat i këtyre ndryshimeve, Ekipi i menaxhimit i SKF Group tani përfshin anëtarët e mëposhtëm:

  • Alrik Danielson - Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv
  • Christian Johansson - Zv.presidenti Ekzekutiv dhe Drejtori i Financës
  • Kent Viitanen - Zv.presidenti i Parë për Cilësinë, Komunikimin dhe Njerëzit në SKF Group
  • Bernd Stephan - Zv.presidenti i Parë, Zhvillimi i Teknologjisë
  • Carina Bergfelt - Këshilltare e Përgjithshme dhe Zv.presidente e Parë për Çështjet Ligjore dhe Qëndrueshmërinë
  • Stephane Le-Mounier - Presidenti i Departamentit Automobilistik dhe të Aviacionit
  • John Schmidt - Presidenti i Shitjeve Industriale për Amerikat
  • Erik Nelander - Presidenti i Shitjeve Industriale për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën
  • Patrick Tong - Presidenti i Shitjeve Industriale për Azinë
  • Victoria van Camp - Presidente për Zhvillimin e Produkteve dhe Biznesit
  • Luc Graux - Presidenti i Operacioneve të Kushinetave

Raportimi i segmenteve të SKF Group do të mbetet i pandryshuar për tremujorin e parë të vitit 2016. Së bashku me raportin e tremujorit të dytë të vitit 2016, raportimi i segmenteve i SKF Group do të specifikohet sipas klientëve të sektorit automobilistik dhe industrial. Shifrat e rishikuara për vitet 2014, 2015 dhe tremujorin e parë të vitit 2016 do të paraqiten përpara botimit të raportit.

Kompania SKF
(publ)

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
SHTYPI: Theo Kjellberg, Drejtori, Marrëdhëniet me shtypin
tel: 46 31 337 6576, celular: 46 725-776576, email: theo.kjellberg@skf.com

MARRËDHËNIET ME INVESTITORËT: Patrik Stenberg, drejtori i marrëdhënieve me investitorët
Patrik Stenberg, 46 31-337 2104; 46 705-472 104; patrik.stenberg@skf.com

SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 15 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2015 ishin 75 997 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 48 593. www.skf.com 

® SKF është markë tregtare e regjistruar e SKF Group.

Shkarko kompletin e shtypit

Njoftimi i plotë për shtyp në pdf (81.3 KB)

SKF logo