SKF-ja shet biznesin e sistemeve elektrike të fluturimit

2016 mars 17, 08:30 CET

Goteborg, 17 mars 2016: Kompania SKF ka nënshkruar një marrëveshje për të shitur biznesin e saj të sistemeve elektrike të fluturimit te LORD Corporation, një kompani e zgjeruar e teknologjive dhe prodhimit me një eksperiencë të gjatë shërbimi në industrinë e aviacionit, me qendër në Cary, Karolina e Veriut, SHBA. LORD Corporation ka afro 3000 punonjës dhe drejton 17 qendra prodhimi dhe nëntë qendra kërkimore dhe zhvillimi në të gjithë botën. 

Vlerësimi total i kësaj shitjeje është 39 milionë EUR, pa detyrime të prapambetura dhe pa fitimet. Transaksioni pritet të përfundojë përafërsisht në tre ose katër muajt e ardhshëm.

Christian Johansson, Zv.president i Lartë dhe Drejtori i Financës thotë se “kjo shitje është një vazhdim i përpjekjeve tona për t'u përqendruar te biznesi ynë kryesor - kushinetat dhe zgjidhjet për boshtet rrotulluese - ndërkohë që në të njëjtën kohë forcojmë bilancin tonë financiar". "Ne jemi të kënaqur që shikojmë se LORD Corporation do të jetë pronari i ardhshëm i këtij biznesi, pasi ne besojmë se ata kanë ambiciet dhe njohuritë e nevojshme për të vazhduar zhvillimin e tij të suksesshëm.”

Me qendër në Saint-Vallier, Francë, biznesi në fjalë zhvillon dhe prodhon kryesisht sisteme kontrolli të kabinave të fluturimit të metodës elektrike, sensorë, amortizues dhe aktivizues elektromekanikë. Me afro 150 punonjës dhe shitje vjetore prej 37 milionë EUR, ai ka funksionuar si pjesë e biznesit të aviacionit të SKF Group. 

Kompania SKF
(publ)

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
SHTYPI: Theo Kjellberg, Drejtori, Marrëdhëniet me shtypin
tel: 46 31 337 6576, celular: 46 725-776576, email: theo.kjellberg@skf.com

MARRËDHËNIET ME INVESTITORËT: Patrik Stenberg, drejtori i marrëdhënieve me investitorët
Patrik Stenberg, 46 31-337 2104; 46 705-472 104; patrik.stenberg@skf.com

SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 17 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2015 ishin 75 997 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 46 635. www.skf.com 

® SKF është markë tregtare e regjistruar e SKF Group.

Shkarko kompletin e shtypit

Njoftimi i plotë për shtyp në pdf (42.3 KB)

SKF logo