Kompania SKF zgjat marrëveshjen e saj globale me Valmet

2016 mars 18, 08:30 CET

Bashkëpunimi afatgjatë i SKF-së me kompaninë Valmet vazhdon, për furnizimin e kushinetave dhe të zgjidhjeve të sistemeve të lubrifikimit

Goteborg, 18 Mars 2016: Kompania SKF ka nënshkruar një marrëveshje që zgjat më tej bashkëpunimin e saj afatgjatë me Valmet. SKF-ja do të sigurojë furnizimin me kushineta, njësi dhe sisteme lubrifikimi për kompaninë Valmet, ofruesi global i teknologjive, automatizimit dhe shërbimeve për industritë e celulozës, letrës dhe energjisë.

Erik Nelander, Presidenti i Shitjeve Industriale për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën thotë se: "Ne kemi bashkëpunuar me kompaninë Valmet për mbi 60 vite. Angazhimi ynë për t'iu drejtuar një metode të projektimit për optimizimin e kostove në zhvillimin e produkteve mbështet po ashtu kompaninë Valmet për të maksimalizuar efikasitetin e investimeve të tyre në zhvillimet teknologjike. Prania jonë në prodhim si dhe në kërkim e zhvillim në Finlandë, Suedi dhe në Kinë siguron njohuritë në nivel lokal dhe afate të shkurtra dorëzimi që kërkohen pikërisht nga Valmet. Duke kombinuar ekspertizën tonë për boshtet rrotulluese, përdoruesit mund të maksimizojnë përdorimin në makineritë e tyre.”

Zgjidhjet e personalizuara të SKF-së për njësitë dhe kushinetat janë zhvilluar duke u fokusuar tek ulja e kostove të projektimit dhe të prodhimit për Valmet, si dhe duke ulur kostot operative për pronarët dhe operatorët e makinerive.

Sistemi me vaj qarkullues Flowline i SKF-së, me patentë të regjistruar, siguron një lubrifikim të saktë ndërkohë që zvogëlon po ashtu sasinë e nevojshme të vajit qarkullues, duke ulur kostot dhe ndikimin në mjedis. 

Kompania SKF
(publ)

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
SHTYPI: Theo Kjellberg, Drejtori, Marrëdhëniet me shtypin
tel: 46 31 337 6576, celular: 46 725-776576, email: theo.kjellberg@skf.com

MARRËDHËNIET ME INVESTITORËT: Patrik Stenberg, drejtori i marrëdhënieve me investitorët
Patrik Stenberg, 46 31-337 2104; 46 705-472 104; patrik.stenberg@skf.com

SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 17 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2015 ishin 75 997 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 46 635. www.skf.com 

® SKF është markë tregtare e regjistruar e SKF Group.

Shkarko kompletin e shtypit

Njoftimi i plotë për shtyp në pdf (4.9 MB)

SKF logo