SKF-ja hap një fabrikë të re për permistopët në Meksikë

2016 mars 30, 09:00 CEST

Goteborg, Suedi, 30 mars 2016: Kompania SKF njoftoi sot për hapjen e një fabrike të re për permistopët në Zapopan, Meksikë. Kjo qendër e re ndodhet në afërsi të fabrikës ekzistuese të permistopëve të SKF Group në Guadalajara, duke lejuar kështu zgjerimin e vazhdueshëm të prodhimit, kryesisht për prodhuesit e pajisjeve origjinale të industrisë automobilistike në Amerikën e Veriut.

Stephane Le-Mounier, Presidenti i Departamentit Automobilistik dhe të Aviacionit, thotë: "Zgjerimi ynë në Meksikë bën të mundur që ne të vazhdojmë të zhvillojmë biznesin tonë të permistopëve në Amerikën e Veriut. Ndërthurja e teknologjive moderne të prodhimit me infrastrukturën ekzistuese të logjistikës në këtë rajon do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të prodhimit dhe të niveleve të shërbimit për klientët tanë.” 

Investimi në Zapopan është pjesë e përpjekjeve të SKF Group për një shfrytëzim më mirë të aseteve të tij të prodhimit. Prodhimi në fabrikën e re parashikohet të fillojë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm . Në të njëjtën kohë, prodhimi do të transferohet nga fabrika e SKF Group në Hobart, Oklahoma, e cila është në procesin e mbylljes.

Në përputhje me ambiciet e SKF Group për të zvogëluar ndikimin mjedisor të aktiviteteve të tij, fabrika e re do të ketë certifikimin LEED.

Kompania SKF
(publ)

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
SHTYPI: Theo Kjellberg, Drejtori, Marrëdhëniet me shtypin
tel: 46 31 337 6576, celular: 46 725-776576, email: theo.kjellberg@skf.com

MARRËDHËNIET ME INVESTITORËT: Patrik Stenberg, drejtori i marrëdhënieve me investitorët
Patrik Stenberg, 46 31-337 2104; 46 705-472 104; patrik.stenberg@skf.com

SKF-ja kryeson tregun global si furnizues i kushinetave, permistopëve, mekatronikës, sistemeve të lubrifikimit dhe shërbimeve, të cilat përfshijnë mbështetje teknike, shërbime mirëmbajtjeje dhe qëndrueshmërie, konsultim dhe trajnim inxhinierik. SKF-ja është e pranishme në mbi 130 shtete dhe ka rreth 17 000 pika distributorësh në mbarë botën. Shitjet vjetore për vitin 2015 ishin 75 997 milionë SEK dhe numri i punonjësve ishte 46 635. www.skf.com 

® SKF është markë tregtare e regjistruar e SKF Group.

Shkarko kompletin e shtypit

Njoftimi i plotë për shtyp në pdf (1.2 MB)

SKF logo