Kontrolli elektronik i drejtimit

Përmirësimi i reagimit, sigurisë dhe ergonomikës

SKF-ja ofron zgjidhje novatore në fushat e teknologjisë së kontrollit elektronik të drejtimit dhe të mekatronikës. Këto mund të sjellin shumë përfitime në krahasim me zgjidhjet mekanike tradicionale, duke përfshirë:

  • Përmirësimin e kohëve të reagimit - dhe ulje të peshës - nëpërmjet eliminimit të lidhjeve mekanike
  • Përmirësimin e sigurisë nëpërmjet ndërhyrjeve kompjuterike në kontrollet e mjetit
  • Ergonomikë më e mirë nëpërmjet uljes së forcës dhe gamës së lëvizjeve që duhen nga drejtuesi, si dhe nëpërmjet elasticitetit më të madh në vendet e kontrolleve. Ky elasticitet rrit ndjeshëm edhe numrin e opsioneve për modelimin e mjetit
  • Bën të mundur funksione të përparuara të mjetit me një ndikim pozitiv te produktiviteti, komoditeti dhe siguria, të cilat nuk janë të mundura me zgjidhjet mekanike tradicionale (d.m.th. aktivizimi automatik i frenave të parkimit kur fiket mjeti, raporti i drejtimit i ndryshueshëm sipas kushteve të mjetit etj.)

Shikoni më poshtë për produktet dhe shërbimet përkatëse

SKF logo