Fosfatimi i xhuntos kardanike

Xhunto kardanike ka një pozicion mjaft të ekspozuar, ku rrihet vazhdimisht nga uji dhe pluhuri që mund të sjellin formimin e ndryshkut dhe korrozionit në sipërfaqen e xhuntove kardanike.
Korrozioni dhe ndryshku te xhuntot kardanike sjellin zhvendosje të gominës dhe mund të shkaktojnë hyrjen e grimcave të huaja brenda gominës, duke hyrë kështu edhe në xhunto. Korrozioni në xhunton kardanike mund të sjellë gjithashtu dëmtimin e permistopit të ABS-së.

Shumica e xhuntove kardanike të SKF-së janë të fosfatuar. Fosfatimi është procesi i trajtimit lokal të zinkut për të shmangur ndryshkun. Trajtimi bën që xhunto kardanike të marrë një ngjyrë gri të errët dhe garanton një jetëgjatësi më të madhe të produktit, edhe në mjediset më të ndotura.
SKF logo